KreuStil Jetese

Palltoja e verdhë e sezonit, një rreze dielli në mes të dimrit!

Kemi përmendur disa pallto këto javë, të gjitha trende të zbritura drejt e nga pasarela, zbatuar nga shumë stilistë me emër në fushën e modës.

Nëse stilistët thonë që palltot “Teddy” janë IN, nuk ua bëjmë fjalën dysh. Po ashtu edhe palltot me pupla, push a gëzof, me Lori Hoxhën si pioniere e parë e trendit në Shqipëri.

Por aktorja e dashur për publikun amerikan, Gabrielle Union, sapo ka krijuar trendin e saj të ri, me këtë pallto të pakrahasueshme ngjyrë të verdhë diellore, e cila gati-gati të bën të harrosh që është dimër.

Një “twist” i lezetshëm për mushamatë e shiut në të njëjtën ngjyrë, çudi si nuk u shkoi ndërmend stilistëve një marifet i tillë!

Ngjyra e qeshur e palltos e çan mespërmes zymtësinë dimërore, dhe kombinuar me një palë çizme mbi gju, ngjan për mrekulli!

Harroni çdo gjë dini për palltot e këtij sezoni. Kjo pallto diellore (Le Ciel Bleu, 580$) sapo kaloi në vend të parë!

Me të drejtë, apo jo?

Le Ciel Bleu straight belted coat

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF