Përse Mbretëresha Elisabetë del gjithmonë me qentë e saj, motivi do t’ju gajasë

Mbretëresha e Anglisë është e ndrojtur kjo dihet, dhe  është kjo arsyeja që qentë e saj e ndjekin ngado shkon. Ja çfarë bën Elisabeta kur nuk ka dëshirë të flasë.

Ndoshta është gruaja që ka takuar më shumë njerëz në botë, por Mbretëresha Elizabeta II mbetet e turpshme dhe e rezervuar edhe në moshën 91 vjeçare. Ajo nuk flet shumë, nuk e ka bërë kurrë edhe kur ishte e re (kush ka parë serinë televizive në Netflix Croën kushtuar saj?), por për fat të mirë është Princi Philip pranë saj, i cili flet për të dy. Por kur burri i saj nuk është aty, Mbretëresha Elizabeta II përdor një truk kurioz, që ka përdorur gjithmonë për të shmangur bisedat që nuk vlejnë. Cilin? Pretendon t’u japë ushqim qenve të saj, që i do sa gjithë jeta. Pikërisht kështu, Mbretëresha e Anglisë, e cila urren të jetë në mes të njerëzve, “zhduket” falë qenve të saj.

Sigurisht që Elisabeta i do kafshët nuk është një lajm i familjes mbretërore (Royal Family Neës), nga pasioni për garat me kuaj, te qentë që vrapojnë nëpër kopshtet mbretërorë (i pari quhej Dookie dhe i ishte dhuruar nga i ati në 1933), deri në kuriozitetin e çuditshëm për pëllumba gare.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.