Reagon Kozeta Kurti mbi “refuzimin” e këngës së Kastro Zizos: Asgjë politike!

Lajmi i mospranimit të këngës së Kastro Zizos në festivalin e RTSH-së solli një mori aludimesh nga të gjithë. Një ndër komentet më me bujë ishte ai i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili denoncoi “censurimin e këngës” nga Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook.

Kastro Zizo reagoi menjëherë pas kësaj, duke thënë se situata e mospranimit të këngës së tij në festival nuk duhet përdorur në asnjë mënyrë politikisht.

Pas situatës së djeshme, ka reagur edhe Kozeta Kurti, zëdhënëse e festivalit. Përmes një statusi në profilin e saj të Facebook-ut, ajo sqaron se kënga nuk kishte kaluar fazën e parë, dhe asgjë nuk ka lidhje me politikën.

Kënga e Kastros nuk është përjashtuar nga Festivali. Ajo nuk ka kaluar këtë fazë të garës, njësoj si edhe afro 40 këngë të tjera, për të cilat do ishte absurde, demotivuese, detajimi i arsyeve të skualifikimit.” – shkruan ajo.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.