KreuBordo Men

Shpallet mashkulli më seksi në botë për 2017, dhe ai është…

Revista “People” njihet për titujt që u jep personazheve të famshëm vit pas viti, të tillë si “femra më seksi në botë” apo “mashkulli më seksi në botë”.

Përsa i përket këtij të fundit, nëse Dwayne Johnson pushtoi kopertinën e revistës vitin e kaluar, këtë vit, një tjetër personazh, mbase më pak i njohur jashtë kufinjve amerikanë, e ka marrë kurorën.

Image result for blake shelton people magazine

Bëhet fjalë për Blake Shelton, këngëtar i rrymës country, anëtar i jurisë në “The Voice”, dhe partner i të famshmes Gwen Stefani, e cila duhet të jetë shumë e lumtur për mashkullin e saj në këto momente.

Related image

Image result for blake shelton gwen stefani

Cili ishte reagimi i Blake Shelton kur mori vesh lajmin e mirë?

Po ju mbarokan njerëzit, që zgjidhni persona pak a shumë simetrikë“. – ka thënë ai.

Megjithatë, Blake normalisht e ka mirëpritur çmimin, me mbështetjen e Gwen, dhe nuk ka ngurruar të vërë në lojë kolegun e tij Adam Levine në “The Voice”, një tjetër ish-mashkull seksi për revistën “People”.

dgdfydfy.png

Ndërkohë, këngëtari është duke u argëtuar me titullin e porsafituar, duke bërë statuse humoristike në Twitter.

Sapo përgatita një pije. Një pije seksi.” – shkruan ai.

Urime Blake! Jemi të lumtur edhe për Gwen Stefanin, për mashkullin që ka në krah!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF