Van Damme, shqiptari kundër serbëve! 0 71

Aktori i njohur Jean-Claude Van Damme kësaj here do të flasë shqip! Po! Filmi i ri titullohet “Kill’em all”. Në kinematë botërore është pritur shumë mirë! Protagonisti luan rolin e një personazhi me origjinë shqiptare të cilit i vrasin të atin kur është fëmijë, vetëm 11-vjeç!

Aktori këkron të hakmerret për humbjen e të atit, i cili ka qenë gazetar në profesion e aktivist, i vrarë nga serbët si pasojë e shkrimeve të tij të botuara kundër tyre! Ai do të arrijë të bëhet pjesë e bandës mafioze serbe duke qëdruar pranë vrasësve të të atit, e duke i vrarë të gjithë anëtarët e bandës që nga udhëheqësi i tyre.

Van Damme, në rolin e personazhit Filip Shala do të flasë shqip, duke përmendur disa herë fjalën “Nanë” në skenat ku paraqitet si fëmijë i cili largohet prej nënës së tij. Protagonisti do të luftojë i vetëm kundër serbëve, i ndihmuar edhe prej një infermiereje, duke u hakmarrë për të atin e vrarë pas shpërbërjes së Ish-Jugosllavisë.

“Kill’em all” është realizuar me skenarin e Pjetër Malota, regjinë e Autumn Reeves, muzika nga Aldo Shllaku dhe përfshin në kastin e aktorëve emrat si Maria Counchita Alonso dhe Peter Stormare.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *