KreuCelebrity

Drake mbron fanset femra, kërcënon perversin: “Do të të hyj në drru!”

Mos e luaj me fanset femra të Drake, sepse do ta pësosh keq.

Në një koncert të artistit në Australi, sipas një videoje që qarkullon nëpër internet, Drake shihet të ndalojë së kënduari dhe i drejtohet një djali në publik, i cili po prekte në mënyrë të pahijshme femrat e pranishme.

“Nëse nuk ndalon së prekuri vajzat, do të vij aty dhe do të të hyj në drru!” – ka thënë ai, duke treguar me gisht nga perversi.

Rezultate imazhesh për drake concert

Turma ka britur në mbështetje të gjestit të Drake, ndërsa artisti ka përsëritur: “Po nuk ndalove së vendosuri duart e tua mbi vajzat, do të të rrah.”

Nuk dihet nëse fansi është përjashtuar nga klubi, por padyshim ka ndaluar së bezdisuri femrat, mbase për tërë jetën e tij.

Pas suksesit të akuzave seksuale në Hollywood në identifikimin e personave VIP të rrezikshëm, dhe gjestit të Drake e shumë meshkujve që gëzojnë respekt për femrat, mund të thuhet që gjërat po bëhen shumë më mirë për vajzat kudo në botë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF