KreuCelebrity

Gigi Hadid gati “bie me kokë” në çmimet “Glamour”

Ashtu si çdo vit, është mbajtur në Kings Theatre të Nju Jorkut ceremonia e sivjetshme e Çmimeve për Gratë më Magjepsëse të Vitit (Glamour Women of The Year Awards 2017).

Çmimet prestigjioze vlerësojnë femrat që kanë ndikuar në botë me rolin, veprat dhe fjalët e tyre, dhe këtë vit, Gigi Hadid ka qenë një ndër personazhet më të vlerësuar, duke u nderuar me çmimin “Supernova”, krahas superyjeve si Nicole Kidman dhe Jennifer Hudson.

Edhe Dua Lipa ka qenë një ndër fitueset, duke rrëmbyer çmimin “Next Breakthrough” (Hiti i radhës), një tjetër trofe pas çmimit MTV EMA për “New Act”.

Megjithatë, ky gëzim i tepërt i Gigi-t e ka dalldisur paksa modelen! Teksa ka qenë duke u nisur për në eventin e shumëpritur, krah motrës së saj të vogël Bella Hadid, Gigi, veshur me fustanin e saj glamour Zuhair Murad, gati është rrëzuar në trotuarin poshtë shtëpisë së saj, duke dhënë goxha show.

Ka qenë motra e saj besnike Bella që e ka mbajtur Gigin, duke mos e lejuar të dëmtohet, apo të cikë fustanin e saj të zgjedhur me aq kujdes.

Motrat Hadid njihen për afërsinë që kanë me njëra-tjetrën, dhe janë gjithnjë aty, sa herë njëra prej tyre ndodhet në vështirësi. Ky rast fare i vogël demonstron të njëjtën gjë!

Urime Gigi-t për çmimin e fituar, si dhe për motrën që ka në krah!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF