Ju votuat, dhe e veshura më bukur në “KULT 2017” u zgjodh… 0 1105

Spektakël, VIP-a, modë dhe glamour. Nata e çmimeve “Kult 2017”,  mbajtur mbrëmjen e 14 nëntorit, i kishte të gjitha!

Personazhet shqiptarë, si femra, ashtu edhe meshkuj, shpalosën veshjet e tyre më të mira dhe fine, të kuruara në çdo detaj, duke e kthyer tapetin e kuq të eventit në një sfilatë të vërtetë hollywood-iane!

Siç e do zakoni, revista “Bordo” zgjodhi disa nga veshjet më të bukura të personazheve femra të pranishme, për t’jua lënë juve në dorë të zgjidhnit yllin e mbrëmjes!

Pas një votimi 24-orësh, 17 konkurentesh, dhe 2393 votash në total, ja cilën zgjodhët si personazhin femër të veshur më bukur në “KULT 2017”!

 

Megi Ndokaj mban vendin e parë, me 211 vota, duke fituar bindshëm ndaj konkurenteve të saj. E veshur me një fustan mbrëmjeje të mrekullueshëm në ngjyrë blu, stoli fine dhe një çantë të vogël të zezë, mbyllur me një look të lehtë si në model flokësh, ashtu edhe në make up, Megi ka rrëmbyer votat më të shumta, duke u shpallur Personazhi Femër i veshur më bukur në “KULT 2017”, në sondazhin e revistës “Bordo”.

Në vend të dytë vjen Nevina Shtylla, moderatorja simpatike e emisonit “Jo vetëm modë” në TV Klan. Ndryshe nga Megi, Nevina ka zgjedhur një veshje më “fatale”, nisur nga ngjyra e zezë mbizotëruese, që nga fustani e deri te këpucët e saj, pa harruar edhe make up-in me sytë smokey dhe buzëkuqin vishnjë mbi buzë.

Mund ta quajmë Nevinën “femme fatale”-n e “KULT 2017”, dhe kjo zgjedhje look-u i ka siguruar plot 172 vota në sondazh, pra edhe vendin e dytë.

Më pas, vjen Marçela Lati, bashkëshortja sharmante e Armand Pezës, dhe partnerja e tij edhe në misionin për të kurorëzuar ëndrrat e shumë çifteve shqiptare, me të mirënjohurën “Geraldina Sposa”.

Marçela paraqitet në krah të bashkëshortit të saj, veshur me një fustan mbrëmjeje të zi dhe mjaft fin, ndërsa krahëve ka hedhur një pellush po në ngjyrë të zezë, duke pasur kështu një pamje mjaft të sofistikuar. Vëthët dhe byzylyku, si dhe çanta e vogël që mban në dorë, janë detaje që e zbukurojnë akoma më shumë veshjen e zgjedhur prej saj.

170 vota për Marçela Latin, si dhe vendin e tretë në sondazh.

Vendi i katërt i është rezervuar stilistes Stella Sallaku, e cila shpalos shijen e saj të pabesueshme, në këtë fustan në ngjyrë blu të thellë nate, xixëllimat e të cilit krijojnë vërtet idenë e qiellit të yjëzuar. Flokët e valëzuar të Stellas përputhen më së miri me modelin e fustanit, dhe ajo ka mundur të sigurojë 168 vota në sondazhin e revistës.

Në vend të pestë vjen Roberta Mone, me 166 vota, e cila ka zgjedhur një veshje të zezë thyer nga këpucët në ngjyrë bezhë, ndërsa në vend të gjashtë Soni Malaj, me 148 vota. Ashtu si Megi Ndokaj, edhe Soni ka zgjedhur një fustan të ngjashëm blu, në të njëjtin model, por votuesit kanë preferuar më tepër fustanin e balerinës dhe modeles që rrëmbeu vendin e parë.

Kemi pianisten Merita Tërshana në vend të shtatë, me 139 vota, e cila ka zgjedhur kadifen, aq në modë, për këtë event, ndërsa në vendin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë kemi një barazim në vota midis gazetares Fjodora Fjora, Erjola Brahos dhe balerinës Ledia Sulaj. Ka ngjashmëri mes veshjes së Erjolës dhe Ledias, të dyja veshur me një fustan të shkurtër e të zi, dhe pallto po të zezë supeve, ndërsa në veshjen e Fjodorës bie në sy palltoja bezhë me stampime në buzë të saj.

Vendi i njëmbëdhjetë i është rezervuar Niada Saliasit, me 133 vota, ndërsa i dymbëdhjeti Estela Ujkas, me 1 votë më pak. Në vend të trembëdhjetë vjen Anila Bisha, me 117 vota, ndërsa në të katërmbëdhjetin Violeta Trebicka, me 115 vota.

Elma Doresi ndodhet në vend të pesëmbëdhjetë, me 104 vota, plot 11 vota më pak se sa vendi i katërmbëdhjetë. Dy vendet e fundit i janë rezervuar respektivisht Nora Malajt dhe Eni Çobanit, të dyja me 102 vota.

 

Jeni dakord me këto rezultate?

Nëse nuk e keni parë sondazhin tonë, mund të klikoni këtu.

Ndërkohë, mund të votoni edhe për personazhet meshkuj në “KULT 2017”, duke klikuar këtu. Votimi qëndron i hapur deri në orën 14:00!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *