KreuArt

Ku janë sot personazhet e filmit ikonik të fundvitit “I vetëm në shtëpi”?

Kanë kaluar 25 vjet qëkur “Home Alone 2” mbushte kinematë në vitin 1992 me filmin tonë të dashur klasik të Krishtlindjeve. Me skenat në hotelin e famshëm “Plaza” në Nju Jork e në dyqanin e lodrave “Duncan”.

Po ku janë sot, pas 25-vitesh, Kevin, vëllai i madh Buzz, dy hajdutët… apo zonja e pëllumbave? Familja e madhe McAllister na ka shoqëruar çdo fundvit në periudhën e festave, teksa djali i vogël i familjes humbte dhe “luftonte” i vetë me dy hajdutë të rritur!

Protagonisti, Macaulay Culkin, për një periudhë të gjatë kohore ka qenë nën varësinë e substancave narkotive duke rrezikuar edhe jetën. Tani është mirë, jeton në Nju Jork dhe vazhdon të merret me aktrim.

John Heard, në rolin e Peter, të atit të Kevin, fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak në korrik të këtij viti në moshën 71-vjeçare. Pas “Home Alone”, ai vazhdoi të merret me aktrim e të jetë pjesë e serialit “Sopranot”.

Aktorja Catherine O’Hara, nëna e Kevin, Kate, vazhdon të jetë tepër aktive në aktrim. Ja disa prej filmave të saj: “Six Feet Under”, “Modern Family”, “A Series of Unfortunate Events” dhe “Schitt’s Creek”.

Në foto do të gjeni personazhet: Buzz-in, xhaxha Frenkun, e dy hajdutët Marv dhe Harry e të tjerët në ditët e sotme.  Festat po afrohen, mos harroni të sillni atmosferën e fëmijërisë në familje me “Home Alone”!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF