Lamtumirë thonj që thyhen! 8 rregulla për thonj më të fortë 0 1193

Thonjtë e rregullt, të bukur dhe të fortë janë një ndër trendet më të suksesshme të bukurisë këto vitet e fundit. Ia kemi parë kujtdo: Rihanna-s, Beyonce-s, motrave Kardashian… Por si ia dalin ato që t’i mbajnë thonjtë në formë aq të mirë?

Të qenit VIP ka të mirat e veta, sepse mund të marrësh produktet më të mira për përkujdesjen e thonjve.

Megjithatë, ju japim 8 këshilla të thjeshta, të cilat nuk duan as kohë, as para.

 

1. Hiqni dorë nga forcuesi i thonjve

Duket paradoksale, por është mirë që të hiqni dorë nga forcuesit e thonjve. Ata mund ta forcojnë thoin aq shumë, sa thonjtë krisen dhe thyhen më lehtësisht se më parë.

img_1725-copy

2. Kujdes kutikulat e thonjve

Kutikula të shëndetshme, thonj të shëndetshëm. Kutikulat janë “barriera” e thonjve, ndaj hidratojini ato me një krem duarsh. Po ashtu, në vend që t’i prisni, thjesht shtyjini butësisht, duke lënë hapësirë edhe për thoin.

Rezultate imazhesh për nail cuticule

3. Mos harroni hidratimin e duarve

Femrat i kushtojnë më tepër rëndësi lëkurës së fytyrës, duke harruar duart e tyre. Ky është një gabim tejet i madh, pasi edhe duart duan kujdesin e tyre maksimal.

Mbani një krem duarsh në çantë për t’ua ruajtur butësinë, sidomos në këto ditë të ftohta dimri. Po ashtu, vazelina është një tjetër zgjidhje mjaft e efektshme.

Rezultate imazhesh për vaseline hands

4. Zgjidhni gjatësinë e duhur të thoit

Kur u jepni formë thonjve tuaj, krahas bukurisë, kini parasysh edhe prakticitetin e thonjve në jetën tuaj të përditshme. Thonjtë e gjatë thyhen më lehtë në punë e sipër, ndaj tregohuni të kujdesshëm në gjatësinë e tyre.

Gjithashtu, thonjtë limohen në këtë mënyrë: niset nga anët dhe vazhdohet drejt qendrës. Mos limoni para-mbrapa në formë sharrimi, pasi ngelen brazda në gjatësinë e tyre. Limojeni me kujdes çdo pjesë të sipërfaqes së thoit.

o-grow-healthy-strong-nails-facebook

5. Lyejini gjithnjë me një manikyr bazë

Edhe kur keni ndërmend t’i lini thonjtë të palyer, aplikoni një manikyr bazë të tejdukshëm për t’i mbrojtur. Kjo gjë ndihmon edhe në rritjen e tyre.

Rezultate imazhesh për base manicure

6. Përdorni produkte suplementare

Suplementi Omega 3 ndihmon në rritjen e thonjve të shëndetshëm e të fortë. Mund ta gjeni atë lehtësisht në farmaci.

omega31

7. Scrub edhe për thonjtë!

Këshillohet që edhe thonjve t’u bëhet një scrub i lehtë, vetëm një herë në javë. Kjo ruan shkëlqimin e thoit dhe i jep një pamje më të pastër e të shëndetshme.

Rezultate imazhesh për nail scrub

 

8. Hani shëndetshëm

Ashtu siç dieta e duhur ndihmon në një lëkurë dhe flokë të shëndetshëm, edhe thonjtë preken nga kjo dietë. Konsumoni mjaftueshëm proteina, të cilat mund t’i merrni nga derri, brokolit dhe thjerrëzat. Shtoni në dietë edhe zinkun (marrë nga gocat e detit) apo hekurin (gjendur në biftek dhe spinaq). Qëndroni larg ushqimeve të procesuara!

5-simple-foods-1

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *