Radha e zotërinjve! Personazhi i veshur më mirë në “KULT 2017” është… 0 440

Pasi shpallët Megi Ndokaj si personazhen femër të veshur më bukur në “KULT 2017”, radhën e kanë zotërinjtë e eventit, të veshur aq bukur, dhe me stil që varion nga ai klasik, në chic, e madje edhe ekstravagant.

Sipas votave të mbledhura deri në orën 14:00 të ditës së sotme (518 në total), shpërndarë në 8 konkurentë të ndryshëm, ja cili është personazhi mashkull i veshur më mirë në “KULT 2017”!

 

Në vend të parë kemi Arbi Tërshanan, djalin e pianistes Merita Tërshana, e cila zuri e shtatë në sondazhin e revistës “Bordo” për personazhet femra. Me 96 vota, ky zotëri i vogël i veshur chic ua ka rrëmbyer trofeun 7 meshkujve të tjerë, duke lënë pas edhe vendin e dytë me plot 15 vota. Me siguri do t’i bëhet qejfi shumë, po ashtu edhe mamasë së tij!

Në vend të dytë vjen Armand Peza, me 81 vota, i cili shfaqet me një kostum fin në ngjyrë blu të mbyllur, dhe me një këmishë të bardhë mjaft të thjeshtë, në krah të bashkëshortes së tij Marçela Lati. Edhe Marçela u përfshi në sondazhin për personazhet femra, dhe zuri vendin e tretë pas Megi Ndokaj dhe Nevina Shtyllës.

Kemi të bëjmë me një power couple këtu, pa dyshim!

Vendi i tretë i është rezervuar aktorit Klodian Hoxha, i cili pati një veshje paksa ndryshe, dhe mjaft unike, në krahasim me konkurentët e tij. Veshur me një këmishë të bardhë të gjatë, me jakë të mbyllur, pantallona të zeza dhe po ashtu edhe këpucët, detaji që bie më tepër në sy këtu, është xhaketa e tij e gjatë në ngjyrë blu të errët, me kopsa nga të dyja anët, lënë lirshëm mbi pjesën tjetër të veshjes.

Një kombinim fantastik, na duhet të themi! Të njëjtën gjë kanë menduar edhe 75 personat që kanë votuar për Klodianin.

Më pas, vjen stilisti Ardi Asllani, veshur i gjithi në të zeza, që nga xhaketa, golfi dhe xhinset e shqepura, e deri te palltoja që ka hedhur supeve. Nuk mungojnë këtu as kambalet, po në ngjyrë të zezë.

Veshja e Ardit është mjaft e kuruar, por çfarë mund të pritet tjetër nga një stilist? Shija e tij ka grumbulluar plot 74 vota, si dhe vendin e katërt në sondazh.

Në vend të pestë kemi balerinin Ervis Nallbanin me 68 vota, ndërsa në të gjashtin aktorin Gazmend Paja, me plot 20 vota më pak, pra 48. Në të shtatin vjen Ervin Kurti, me 39 vota, dhe e mbyll me vendin e tetë Helidon Fino, me 37.

Ervis Nallbani, vendi #5
Gazmend Paja, vendi #6
Ervin Kurti, vendi #7
Helidon Fino, vendi #8

Si ju dukën rezultatet e votimit? Çfarë do të ndryshonit nëse do të mundnit?

Sidoqoftë, do të kthehemi në javët në vazhdim me më tepër sondazhe. Na ndiqni!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *