KreuArt

Shifër rekord për “Salvator Mundin” e Leonardo Da Vinçit

Një rekord i ri është shënuar në shtëpinë e ankandeve Christie, ku vepra e Leonardo da Vincit “Salvator Mundi” është shitur për 450 milionë dollarë. Rekordi i mëparshëm ishte ai i 2005-ës, piktura e Pikasos, Gratë e Algjerisë, që u shit për 180 milion dollarë.

salvator-mundi

E konsideruar nga shtëpia e ankandeve Kristi si zbulimi më i madh artistik i shekullit të  21, “Salvator Mundi” i Leonardo da Vinçit është shitur në ankand në Nju Jork për një çmim rekord prej 450 milion dollarësh, duke u bërë vepra më e shtrenjtë në histori. Piktura e realizuar 500 vjet më parë, është në vaj në një kanavacë prej druri arre dhe paraqet imazhin e Krishtit bekues. Në pikturë Krishti ka një dorë të ngritur, ndërsa në tjetrën mban një sferë qelqi.

Është një nga punimet më të rralla nga 20 të tilla të gjeniut Italian, i cili ndërroi jetë në 1519-ën. Pritshmëritë e shtëpisë së ankandeve “Kristi” ishin të arrihej në vlerën e 100 milionë dollarëve, ndërsa 450 milionë të paguarat janë shifra më e lartë që është paguar ndonjëherë për një vepër arti.

U deshën më pak se 20 minuta për të arritur çmimin përfunditar, të cilin e ofroi një anonim me anë të telefonit.

Rekordi i mëparshëm ishte ai i 2005-ës, piktura e Pikasos, Gratë e Algjerisë, që u shit për 180 milion dollarë.

Historia e Salvator Mundi është shumë komplekse aq sa nuk pranohet plotësisht që kjo vepër të jetë e Leonardo da Vinçit,  dhe pse shtëpia e ankandeve Christie këmbëngul për origjinalitetin e vepërs.

Fillimisht piktura i përkiste mbretit Charles I të Britanisë së Madhe. E zhdukur për shumë kohë nga publiku, ishte shfaqur sërish në 1900-ën, kur u ble nga një koleksionist anglez. Më pas do të rishfaqej në kushte të këqija në 2005-ën, por duke ngjallur gjithnjë shumë interes. Pronari i fundit ishte një milioner rus, i cili e kishte blerë për 128 milionë dollarë në një ankand privat në vitin 2013.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF