Stili i preferuar i Anxhelinës, që na rikthen shumë pas në kohë!

Ajo është një ndër femrat më të komentuara, edhe pse u largua drejt SHBA-ve disa vite më parë. Anxhelina, mjaft aktive në rrjetet sociale, na tregon jo pak nge veshjet e saj, por edhe nga mënyra e jetesës. Jemi mësuar ta shohim mes luksit, por në një nga intervistat e fundit, këngëtarja nuk e ka favprizuar shumë këtë opinion.

“Ashtu duket kur e sheh nga jashtë, nga fotot që hedh herë pas here, por edhe unë kam uljet e ngritjet e mia, si çdokush tjetër”, është shprehur Anxhelina, por stili i saj ka tërhequr gjithmonë vëmendje. Ndoshta nuk e kenj vënë re, por Hadergjonaj ka një paraqitje të preferuar në veçanti: bluze apo kanotjere të shkurtra, që i ekspozojnë barkun, kombinuar me pantallona të ndryshme.

Një tendencë e tillë na rikthen pas në fund të viteve ’90 e fillim të viteve 2000, kur pamë shumicën e artistëve të bënin të njejtën zgjedhje si Anxhelina. Jennifer Lopez, Christina Aguilera, Rihanna e të tjera yje të shoubizit ekspozoheshin edhe në tapetin e kuq me barkun e zbuluar, e mesa duket Anxhelina preferon këtë rikthim kur vjen puna tek stili.


Edhe pse duke iu përshtatur trendeve të fundit, Hadergjonaj duket se i qendron besnike kësaj paraqitje. Me getat rrjetë të ngritura sipër shtratit të pantallonave, apo me një beretë të kuqe në kokë, duket se Anxhelina di të ndërthurë trendet e reja me të preferuarat e saj në veshje. Si ju duket stili i Anxhelinës?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *