KreuStil Jetese

Tendencat e vitit për vendet më të apasionuara pas modës!

Nëse mendoni se britanikët janë të dashuruarit pas ‘millennial pink’, atëherë gaboheni. Sipas studimit më të fundit, ky vit ka patur dy tendenca të cilat i kemi parë masivisht kudo: roza milieniale dhe logot. Beretat janë i treti ndër trendet që do të pushtojnë rrjetet sociale.

Rezultatet kanë treguar se Italia, Suedia, Amerika dhe Danimarka janë vendet më të apasionuara pas palltove e xhaketave. Në Itali, mnizotëruan palltot e çdo lloj gjatësie, ndërsa në Stokholm u dalluan xhaketat e xhupat e fryra shumë. Ndërsa, amerikanët ndoqën më së shumti peliçet në këtë drejtim.

Anglia u shqua këtë vit për këpucët dhe çizmet ngjyrë metalizato, kur në të njejtën kohë Korea e Jugut preferoi trikot me mëngë të gjera e më të gjata nga normalja. Tailanda u çmend pas rozës mileniale, Gjermania dalloi për kostumet e femrave. Një studim i tillë u bazua kryesisht në postimet e përdoruesve në Instagram. Kështu që, sa më shumë hashtag!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF