KreuStil Jetese

Benefitet prej gështenjës, frutit të vjeshtës!

Një nga gjërat më të bukura e të shijshme të vjeshtës janë gështenjat e pjekura! Po, përveç shijes a e dini se ato përbëjnë edhe një elikzir bukurie për lëkurën e flokët?

Gështenja është frut i sezonit të vjeshtës me vlera të larta ushqyese, të cilat mund t’i përfitoni duke i konsumuar të zierë, të pjekura ose edhe duke i shtypur si pluhur. Nga ana shëndetësore, edhe gjethet e saj kur thahen janë të pasura me minerale.

Luftojnë problemet fizike dhe mendore. Në përmbajtjen e tyre ka vitamina dhe kripëra minerale si kalciumi, hekuri e fosfori dhe janë ideale kundër kollës.

Gështenjat përdoren edhe për trajtime të ndryshme bukurie pasi përmbajnë përmbërës që rigjenerojnë indet dhe hidratojnë lëkurën. Janë anti-rrudhë dhe e i shtojnë elasticitet e shkëlqim lëkurës suaj.

Për të përgatitur një maskë anti-rrudhë në shtëpi, mund t’i shtoni tulit të gështenjave të valuara një lugë mjaltë dhe një lugë mjaltë bajameje të ëmbël.  Përziejini mirë dhe mbajeni maskën në fytyrë për dhjetë minuta.

Nëse doni të krijoni efekt tërheqës në lëkurë, shtojini edhe pak lëng portokalli. Mielli i gështenjës përdoret si një eksfoliant natyral për lëkurën. Nëse fytyra juaj ka marrë një pamje gri e aspak gjallëruese, ju sugjerojmë të vendosni miell dhe mjaltë në fytyrë për t’i dhënë gjallëri.

Për flokët, gështenjat ndihmojnë duke i forcuar ato, duke i dhënë shkëlqim e duke parandaluar rënien. Përpara shampos, ju sugjerojmë që të përzieni tulin e gështenjave të valuara me ujë e kos pa yndyrë.

Ujin në të cilin keni zier gështenjat mund ta përdorni për shpëlarje pas shampos për të përfituar një shkëlqim sa më natyral në flokë. Është stina e gështenjave, konsumojini sa më shumë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF