Kim festë për lindjen e vajzës, por nuk ftoi personin më të rëndësishëm…

Kim organizoi një babyshower për lindjen e vajzës së tretë, festë në të cilën u mblodh i gjithë klani Kardashian. Mes shumë thashethemesh mbi shtatzënitë e mundshme të dy motrave të tjera, duket se në event ka munguar ajo që supozohej të ishte e ftuara kryesore. Bëhet fjalë për nënën mbartëse të fëmijës, e cila nuk ka figuruar mes të pranishmëve.


Por, Kim e ka patur një shpjegim edhe për këtë.  Ajo ka rrëfyer se ka biseduar me nënën mbartëse pak orë para se të niste festa, dhe kishin rënë dakort për gjithçka. “Nuk kisha si t’ia shpjegoja North se çfarë po ndodhte”, ka sqaruar Kim. “Është tepër e vogël dhe kjo është një temë delikate”, ka vijuar edhe më tej bashkëshortja e Kanye West.


Sipas saj, duhet të gjente momentin dhe mënyrën e duhur për t’i rrëfyer North të vërtetën. “E vetmja arsye pse e realizova këtë babyshower ishte që North ta ndjente se po vinte diçka, që do të bëhej së shpejti me motër”, është shprehur Kim, ndërsa i ka quajtur të padrejta akuzat e komemtuesve mbi këtë situatë në tërësi. Kardashian i ka cilësuar të tilla mendime si “tabu”, dhe nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme…

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *