KreuCelebrity

Kjo është arsyeja pse historia e Norës dhe Robertit ka zgjatur kaq vite!

Nora dhe Robert Berisha janë ndër çiftet më jetëgjatë në shoubizin shqiptar. Edhe pse kemi parë plot histori premtuese, shumica prej tyre kanë qenë romanca me funde jo të lumtura. Por, Istrefi dhe Berisha i rezistuan kohës.

Mes shumë thashethemesh për ndarje, Nora dhe bashkëshorti po rrisin të lumtur vajzën e tyre Renee, e në të vërtetë, ka një arsye pse historia e tyre është kaq afatgjatë. Këngëtarja ka postuar një foto në My Story, në orët e para të ditës. “Mëngjesi”, ka shkruar ajo, ndërsa kjo nuk është e gjitha.

Një hamburger, një filxhan i madh me kafe dhe disa copa mandarinash, të gjitha në një tabaka  të mbajtur nga Roberti. Ndërkohë, Nora e shtrirë në shtrat, duke fotografuar dhuratën e bashkëshortit. Epo, duket që Roberti e trajton Norën më mirë nga se mund ta imagjinojmë, çka është përbërësi sekret i lumturisë. Jo keq si për fillim dite, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF