KreuCelebrity

Klea Huta dhe Elgit Doda “gdhendin” dashurinë e tyre në trup, ja çfarë kanë bërë

Gjithçka po ecën shumë shpejt papritur për Klea Hutën dhe Elgit Dodën, çiftin simpatik shqiptar.

Nëse më parë ata e mbanin të fshehur lidhjen e tyre, pa e pranuar publikisht, ata vendosën papritur të dilnin haptaz të gjithëve pak javë më parë, duke postuar të njëjtën foto romantike në profilet e tyre sociale.

 

Kështu, moderatorja simpatike dhe këngëtari i talentuar konfirmuan lidhjen e tyre, aq të përfolur nga të gjithë.

Por Klea dhe Elgiti nuk janë ndalur këtu. Në Instastory-n e tij, Elgiti ka ndarë hapin e radhës që ka ndërmarrë çifti, dy tatuazhe “King” dhe “Queen” për secilin prej tyre.

Gjërat duhet të jenë bërë vërtet serioze për ta, përderisa kanë vendosur ta gdhendin dashurinë e tyre në trup, apo jo?

Sido të jetë, urojmë t’i shohim gjithnjë kaq të lumtur!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF