KreuCelebrity

Lori zbulon emrin që fshihet prapa shkëlqimit të saj për ditëlindje!

Ditëlindja 24-karatëshe e Lori Hoxhës mori shumë vëmendje, e jo pa arsye. Gjithçka e ideuar në ngjyrë ari, në një festë private – ja se si e kaloi ditën speciale këtë vit trashëgimtarja e Top Channel. E në fakt, vetë Lori ka zbuluar disa detaje lidhur me paraqitjen e saj në 19 tetor.

Fustani i shkurtër gold ishte inspiruar nga i njejti model i Emily Ratajkowski-t, e këtë Hoxha e zbuloi fill pas ditëlindjes në My Story. Por, sot Lori ka treguar emrin që fshihej pas grimit të saj mbrëmjen e rreth një muaji më parë. “Rikthim në glamurin e ditëlindjes”, ka shkruar ajo poshtë fotos së publikuar në My Story, edhe pse nuk e ka lënë me kaq.

Edhe pse mund të mos na kishte shkuar mendja, Ariel ka qenë grimieri personal i Lorit për 19 tetorin. Ariel ka ardhur edhe për një masterklas në Tiranë, ashtu sikurse është edhe i preferuari i Anxhelina Hadergjonaj. Si ju duket look-u i Lorit për ditëlindjen e saj?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF