KreuCelebrity

Meryl Streep: “Ja si i shpëtova dhunës fizike…!”

Ajo është një ndër aktoret më të talentuara, ashtu sikurse dhe një zë i fuqishëm në përkrahje të femrave. Duke qenë se së fundmi jo pak femra janë ngritur kundër dhunës dhe ngacmimeve seksuale në Hollywood, edhe Meryl Streep nuk ka lënë pa ndarë një nga eksperiencat e saj. Edhe pse deklaruar për herë të parë, Streep ka kaluar një traumë për shkak të qenurit viktimë e një akti të dhunshëm.

Ajo falenderoi instiktet që e kishin shpëtuar nga një situatë e atillë, ndërsa ka shpjeguar se çfarë ka bërë. “U shtira si e vdekur dhe prita deri sa të mbaronte shkelmimi”, ka thënë Streep, duke kujtuar eksperiencën e hidhur. “I mbaja sytë hapur e pa lëvizur, deri sa gjithçka përfundoi”, është shprehur aktorja.

Kjo nuk ka qenë e gjitha, pasi Streep ka rrëfyer edhe se një natë, kishte parë një mashkull teksa rrihte dikë tjetër. “Më hipi gjaku në kokë dhe iu vërsula, por agresoi vrapoi dhe u largua. Nëse nuk më besoni, pyesni Cher”, ka thënë artistja, e në fakt Cher ka rrëfyer pa detaje të njejtën eksperiencë para shumë kohësh. Fat i mirë që Streep është gjallë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF