Një Oscar për modelët e flokëve të Angelina Jolie 0 767

Ish Zonja e Parë e tapeteve të kuqe hollivudiane ka 10+1 zgjidhje për të kamufluar thashethemet rreth saj. Prerjet e flokëve të aktores Angelina Jolie meritojnë një Oscar për mënyrën sesi fsheh defektet e saj. Angelina Jolie, deri dje e paragjykuar, sot mama, filantrope, e divorcuar, e së afërmi pushtuese e shoqata humanitare në botë, është kthyer në femrën që e duan të gjithë. Me Bradin, ose pa të, me të kuq të theksuar mbi buzë, sot jemi fokusuar tek të gjitha modelet dhe nuancat e flokëve të aktores gjatë gjithë karrierës së saj. E vërteta është se prerjet dhe modelet e flokëve të saj janë ndërtuar gradualisht gjatë gjithë karrierës së saj. Në këtë mes ka një arsye. Cila është ajo? Modelet e flokëve kanë si qëllim fshehjen e ndonjë defekti, edhe pse mund të duket absurde të flasësh për defekte, kur përmend emrin e saj.

 

Voluminoze, të butë dhe elegantë janë flokët e Angelina Jolie në daljet e saj publike në 2017, 2016, 2010. Ngjajnë si dallgë plazhi në verë, kaçurrelat e saj të lehtë në dimër, ndërsa fytyra është gjithnjë e mbuluar nga një efekt duket-zhduket mes flokëve, duke dhuruar një pamje inteligjente.

 

 

 

 

Bishtkali nuk është kurrë i rëndomtë. Mbi gjithçka qëllimi kryesor është për të larguar thashethemet për ndonjë ndërhyrje në fytyrë, për të shpërqëndruar vëmendjen nga gojët e liga. Bishtkali i Angelina Jolie ka një sekret: nxjerr në pah një qafë kilometrike, njësoj si Brigitte Macron.

 

Angie ka qëlluar në shenjë me flokët e drejta, por edhe kur ka zgjedhur t’i mbajë ato të shkurta, madje edhe shumë të shkurtra. Angelina Jolie dhe parrikueri i saj kanë menduar gjithmonë të nxjerrin në pah qafën me këtë model, por kjo edhe falë formës së kokës.

 

 

 

 

Po kaq i këndshëm është modeli i viteve ’90-të. Flokë të mbledhura, jo fort me kujdes dhe të shpupuritura, me baluke të lëshuar në krahun e majtë, e cila pengon vazhdimisht shikimin, por që e bën fyttyrën e saj edhe më lozonjare, por edhe po kaq seksi, sidomos kur nxjerr në dukje një vath kristali.

 

 

Një fytyrë e konturuar del në pah edhe me pak grim me këtë model, ku flokët kalojnë të gjitha në pjesën e pasme, sipër veshëve, duke të dhuruar një pamje e cila të bën të dukesh më pak e dobët, por edhe po kaq sensuale.

 

 

Një buzëqeshje 24 karatë, e cila gjithmonë nxjerr në pak sidomos natyrën e saj diellore në çdo model flokësh, madje edhe gjatë jetës së përditshme. Flokë që derdhen thuajse deri tek kopsa e fundit. Flokët bien mbi gjoksi, afër kopsave të këmishës, duke tërhequr maksimalisht vëmendjen, e përshtatshme për një dekolte.

 

 

 

 

Angelina Jolie preferon shpesh një model flokësh ku ato kalojnë të gjitha në një krah, duke dhuruar një pamje kinematografike në të gjitha daljet mbi tapetin e kuq. Dekolte elegante me një fytyrë alla dolcevitta.

 

 

 

Më ikonikë se buzët e Anelina Jolie, më ikonikë se buzët e Angelina Jolie është grimi nude, buzët e natyrale dhe sytë smokey, por asgjë nga këto nuk do të ishte kaq bukur, nëse nuk do të zgjidhte një model flokësh të drejtë, lëshuar ngadalë, ndërsa dalin në pah vathët e saj të mëdhenj në formë rrathësh. Më parë aktorja ka vuajtur edhe nga anoreksia pas vdekjes së nënës së saj për shkak të kancerit të gjirit, por asgjë nuk e ka ndalur të kujdeset gjithmonë për pamjen e saj, qoftë në daljet e saj publike, ose jo.

 

Ndoshta nuk do ta kuptonim stilin e saj, nëse do të kishim lënë jashtë vëmendjes flokët e saj të shkurtër, të ngjyrosur me nuancë gri në jeshile, brenda stilit punk.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *