Po e hani sushin gabim! Ja çfarë këshillon shefi i restorant Yamato 0 273

Mund të jetë ndër ushqimet më të preferuar në botë, por gjithashtu ndër më të përbuzurit, për shkak të shijes së fortë të peshkut në të.

Megjithatë, sushi është një mrekulli e vërtetë, nëse përgatitet nga shefat e duhur kudo në botë, të cilët shpenzojnë vite të tëra duke mësuar artin e përgatitjes së këtij ushqimi kaq të veçantë. Një prej tyre është edhe chef Roni i restorant Yamato në kryeqytet, më i miri i këtij lloji në Shqipëri.

Po ashtu, ka një mënyrë të veçantë të shijimit të sushit. Hapi i parë? Lërini shkopinjtë dhe përdorni duart!

Mënyra tradicionale për të ngrënë maki dhe nigiri, llojet më të thjeshta të sushit, është duke e kapur sushin me gishtërinj. Vetëm sashimi (copa peshku pa oriz) kapet me shkopinj.

Rezultate imazhesh për maki nigiri sashimi

Për sa i përket salcës së sojës, përdorni fare pak për të ngjyer sushin tuaj. Përdorimi i shumtë i salcës tregon mungesë respekti, jo vetëm sepse shpërdorohet, por edhe sepse i tregon shefit se peshku nuk është i mirë dhe do më tepër shije.

Kur hani nigiri, ngjyeni vetëm peshkun në salcë soje, jo orizin! Po ashtu, vendosni peshkun më parë në gjuhë, pasi kjo do ta shumëfishojë shijen e tij.

Me siguri jeni në dijeni të xhenxhefilit turshi dhe pastës pikante wasabi në pjatën tuaj të sushit. Wasabi përdoret për eleminimin e baktereve që mund të ketë peshku i sushit, ndërsa xhenxhefili përdoret për të pastruar qiellzën kur kalohet nga një lloj sushi në tjetrin.

Rezultate imazhesh për wasabi ginger

Mos e përzieni salcën e sojës me wasabi, përveçse kur hani sashimi! Një copë e madhe peshku, pa oriz, kërkon pastë pikante.

Po ashtu, mos harroni: hajeni të gjithë sushin njëherazi! Në asnjë mënyrë mos e ndani në dysh sushin me dhëmbë, sepse përveçse bëhet një katrahurë e vërtetë, nuk do t’i shijoni asgjë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *