KreuCelebrity

Stallone nën akuzë për abuzim seksual me një adoleshente!

Një tjetër skandal ka prekur Hollivudin! Ylli i “Rocky Balboa”, Sylvester Stallone është akuzuar për abuzim seksual me një 16-vjeçare në vitin 1986, gjatë xhirimeve të një filmi në Las Vegas!

Stallone ka qenë 40-vjeç dhe vajza një fanse e tij. Ai dhe truproja kanë abuzuar me të dhe madje e kanë kërcënuar se gjërat do të shkonin keq për të nëse tregonte. Përfaqësuesja e aktorit, Michelle Bega e ka cilësuar ngjarjen si qesharake e të pavërtetë.

Sipas raportit të policisë, vajza qëndronte me familjen në hotelin Hilton në Las Vegas, ndërkohë që Stallone ishte duke promovuar filmin “On the top”. Ajo është shoqëruar në dhomë nga truproja i aktorit Michael de Luca. Ka bërë seks me aktorin e më pas u është bashkuar edhe truproja i tij.

Ajo është ndjerë më të vërtetë në siklet, e turpëruar dhe e poshtëruar, por nuk ka pasur zgjidhje tjetër. Pas raportit seksual, Stallone është shprehur se ata janë që të dy burra të martuar ndaj kjo ngjarje nuk duhet të merret vesh. Në të kundërt, ajo do ta pësonte keq.

Detektivi Samolovitich, i cili është në pension tashmë, ka deklaruar se reparti i abuzimeve seksuale në Vegas e ka patur një kopje raporti të incidentit. Ish-truproja i Stallone, de Luca, një ish-boksier profesionist ka ndërruar jetë në vitin 2013 i goditur nga policia e Kalifornisë.

Akuza për Stallone vjen pas një numri të madh rrëfimesh kundër figurave të njohura të industrisë së filmit në SH.B.A.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF