KreuCelebrity

Stefi Prifti VS Endri Prifti/ Gjithçka që nuk dini për dy vëllezërit

Nga Olsi Kolami

 

Janë të pandashëm në skenë, madje edhe në jetën e përditshme, por kur i pyet më thellë, ka disa gjëra që i ndajnë dy vëllezërit korçarë, Stefi dhe Endri Prifti.

 

STEFI PRIFTI

Si është një ditë e zakonshme për ju?

Tani në verë nuk ka ditë të zakonshme…!

Pushime verore apo dimërore, det apo mal?

Deti është i bukur, por dhe mali ka bukurinë e vet, sidomos në dimër. Mendoj se shumica e njerëzve do përgjigjeshin njëlloj! Njeriu kështu është gatuar, i do të gjitha nga pak. Në fakt, kohët e fundit kam kuptuar se Endrit i pëlqen më tepër një vend me diell, si Florida, ma ka thënë vetë! Unë e kam pak më të vështirë një vend që ka vetëm behar, diell dhe det! Do preferoja një fshat nga Jugu i Shqipërisë.

Kush është për ty gëzimi më i madh?

Natyrisht, vajzat e mia Maria dhe Joana. Nëse me gëzimin do të lidhja ndjenjat, atëherë muzika! Me të shprehem, interpretoj, luaj, qaj dhe gezohem…

Rezultate imazhesh për stefi prifti vajzat

Këshilla më e mirë që ke marrë ndonjëherë?

Në përgjithësi kam pasur rolin e këshilltarit, mbase jeta qysh në fëmijëri erdhi kështu për mua! E vështirë dhe me përgjegjësi! Edukata dhe fryma që mamaja jonë na ka transmetuar dhe mënyra si jemi rritur, veç të tjerash këshillonte “simple man”. Vajzat e mia më thonë shpesh: “Babi mos u lodh shumë”.

Libri i preferuar?

Më pëlqen të lexoj edhe pse kohën nuk e kam në dispozicion. Kam qenë me fat kur u njoha me dashurinë time Marina, studente e shkëlqyer e Gjuhë-Letërsisë, më pas bashkëshortja ime, me master të vlerësuar maksimalisht dhe doktoraturë të përfunduar, por pa mundur të marrë titullin, nuk deshi Zoti (do bëj ç’është e mundur ta marrë pas vdekjes) dhe 28 vite me të në krah, librat ishin pjesë e jetës edhe sikur të mos i lexoja shumicën. Një libër që më ka lënë mbresa në adoleshencën time ka qenë ‘Tre shokët’.

Rezultate imazhesh për stefi prifti

Cilat janë cilësitë më të mira për të qenë i suksesshëm në industrinë e muzikës?

Kjo është një pyetje me shumë përgjigje! Do të preferoj të nisem nga pozitiviteti dhe mëshirimi madhor që muzika ka tek njeriu, për të dhënë këtë përgjigje. Talenti, vullneti dhe puna. Nëse ju e keni fjalën për gjininë e këngës dhe industrinë e saj, atëherë duhet të blesh sa më shumë shikues në youtube.

Rryma muzikore e preferuar?

Unë jam një njeri që vështirë të zgjedhë vetëm një rrymë në muzikë! Lindur në Korçë, studiuar muzikën klasike, violinist. Pasionant pas pop-rockut. Kam kulturën muzikore të dëgjoj xhazin, bluzin, pse jo të kërcej edhe hip-hopin e mirë.  Muzika është e pafundme dhe e shumëllojshme! Kur e ndjej një muzikë të bukur, nuk ka rëndësi rryma, vlerë merr ndjenja.

Kënga më e dashur e repertorit tuaj?

Nuk mund të bëj diferencime, kemi shumë këngë të bukura që transmetojnë gjendje dhe emocione të ndryshme.

Rezultate imazhesh për stefi prifti

Kush është personi me kritik ndaj jush?

Kohët e fundit ka qenë vajza ime e vogël, Joana.

Cila është gjëja që pëlqeni/nuk pëlqeni në punën tuaj si artist?

Më pëlqen shumë krijimtaria. Nuk më pëlqen që duhet të punojmë kaq shumë për të jetuar disi!

Momenti më i këndshëm që keni përjetuar gjatë performancës live?

Janë të shumta.

Sporti i preferuar?

Futbolli

Motoja e jetës?

Shëndeti, se të tjerat rregullohen…! Të jetoj në paqe dhe harmoni me veten dhe njerëzit. Diku i fshehur brenda meje. Suksesi.

Inspirimi dhe influenca më e madhe e juaja?

Inspirim ka qenë muzika. Influenca më e madhe në shpirtin tim Marina.

Rezultate imazhesh për stefi prifti marina

Fotoja e fundit e shkrepur në telefonin tuaj?

Mbase kjo që do të bëjmë të dy (qesh)

Gënjeshtra e fundit që keni thënë?

Ka shumë kohë…

Dobësia dhe pika e fortë?

Toleranca financiare. Karakteri im.

Nëse do të ishe për një javë në një moshe të caktuar, cilën do të zgjidhje?

Eh, çdo moshë ka bukurinë e vet. Mbase 20-30.

Plani më i afërt muzikor?

Një këngë me gjigantin Aleksander Gjoka.

Ku do t’i kaloni pushimet? 

Aty-këtu, pak rrëmujë…!

Ka ndonjë gjë që duhet të dinë lexuesit e Bordo? 

Ju nuk më pyetet për “Bang Bang”, hitin e kësaj vere…

ENDRI PRIFTI

Si është një ditë e zakonshme për ju?

Një ditë e zakonshme është si e zakonshme. Nuk i dihet kur hahet mëngjesi. E paparashikueshme, pyetje e thjeshtë me përgjigje të thjeshtë.

Pushime verore apo dimërore, det apo mal?

Dimër, verë, shi, dëborë për mua është njëlloj, nuk kanë asnjë ndryshim, jo vetëm për pushimet, por edhe në kohën e zakonshme. Nuk ngrysem asnjëherë nga koha, teoria ime është: shijo gjthmone atë që të jep Zoti.

Kush është për ty gëzimi më i madh?

Gëzimi më i madh janë dy djemtë e mi dhe muzika kur këndoj.

Image result for endri prifti djemte

Këshilla më e mirë që ke marrë ndonjëherë?

Kam marrë shumë këshilla në jetë, të gjitha shumë të vlefshme.

Libri i preferuar?

Libri i preferuar dhe i vetmi libër që kam lexuar deri në fund është ‘Robinson Kruzo’, për të cilin kam shkruar dhe një kënge 15 minuta, e cila nuk ka dalë akoma. Është si në muzikë filmi. Së shpejti…

Cilat janë cilësitë më të mira për të qenë i suksesshëm në industrinë e muzikës?

Cilësitë më të mira janë: e vërteta, thjeshtësia dhe djersa që jep kur këndon për publikun që të do, pa u fshehur pas kuintave, të bëhesh një me publikun, që nga skena pa dyshim…

Rryma muzikore e preferuar?

Pëlqej të gjitha rrymat që luajnë muzikë të vërtetë, muzikë që të jep, të ndihesh dhe të argëtohesh.

Image result for endri prifti

Kënga më e dashur e repertorit tuaj?

Të gjitha këngët e repertorit tonë kanë të vërtetën e tyre dhe shprehin secila melodinë e tyre. Nuk mund të ndaj asnjë.

Kush është personi me kritik ndaj jush?

Vëllai dhe motra ime.

Cila është gjëja që pëlqeni/nuk pëlqeni në punën tuaj si artist?

Nuk pëlqej kur nuk më respektojnë, kur ju jap gjithçka në skenë. Ka njerëz që nuk kuptojnë që nuk mund të bëhen 10 këngë njëherësh dhe rradhën e kërkesës të këngëve do ta zgjedh unë, sepse siç ne këndojmë nga të gjitha zhanret e muzikës, nuk mund të këndojmë një baladë, pastaj rok, ose një serenatë. Ndonjë mërzitet pse ma bëre mua të 5-ën.

Momenti më i këndshëm që keni përjetuar gjatë performancës live?

Të gjitha momentet kur marr mikrofonin në dorë janë momentet e mia të preferuara, dhe të gjitha performancat janë të mrekullueshme. Patjetër që ka shumë shumë raste që bashkohet gjithë publiku me ne dhe këndojmë njëzëri të gjithë këngët tona. Dua të veçoj vendet që na shikojnë shumë rrallë, si. P.sh., Amerikë, Kanada, Australi, Maqedoni, kudo në Evropë ata këndojnë këngët tona.

Motoja e jetës?

Motoja e jetës është dashuria. Gjëja më e madhe për mua. Dhe 2 djemtë e mi janë motoja ime dhe me kismet Zotit, në dasmën tjetër më shumë fëmijë të tjerë, por se kam gjetur akoma dashurinë e vërtetë. Motoja e jetës kënga.

Inspirimi dhe influenca më e madhe e juaja?

Inspirimi është patjetër dashuria, forca për të jetuar dhe dashuruar. Dua t’ju jap të gjithëve të kuptojnë që nuk ka gjë më të bukur se dashuria e vërtetë.

Fotoja e fundit e shkrepur në telefonin tuaj?

Sa për foto pothuajse është bërë e modës, por pa u eksituar sikurse i ka zënë një dorë të mirë femrash që kanë filluar të shesin dhe trupin nga budallallëku i këtyre fotove, dhe bien viktimë e vetvetes.

Gënjeshtra e fundit që keni thënë?

E kam shumë të vështirë të gënjej, mund të gënjej ndonjëherë pa dashur vetëm për orët e zgjatura që mund të rri diku, pa cënuar njeri përveç vetes time dhe justifikohem duke thënë: jo nuk ndenja kaq shumë…

Dobësia dhe pika e fortë?

Pika e fortë është trokitja ime e zemrës që nuk do rreshtë asnjëherë së trokituri. Dobësia? Kam pasur një, por që tani është si një pikë mbi ujë, një hiç që nuk pendohem fare, as për sekondat që më ka marrë nga jeta sikurse të kenë qenë dhe vite, një hiç me plot gojën.

Nëse do të ishe për një javë në një moshe të caktuar, cilën do të zgjidhje?

Për mua nuk ka moshë, nuk ka ndryshuar asgjë në moshën time dhe nuk besoj se do të ndryshojë ndonjëherë. Nuk shikoj fare moshën dhe nuk e mendoj asnjëherë, duke falenderuar gjithmonë Zotin për këtë që më ka dërguar në tokë. Një javë për mua është shumë pak, ndodh shumë herë dhe në çdo moshë që do jem prapë kështu si jam….

Plani më i afërt muzikor?

Kënga e rradhës është me Aleksandër Gjokën.

Ku do t’i kaloni pushimet? 

Pushimet s’i kam menduar akoma sepse jemi shumë shumë të ngarkuar, por kur të vijë momenti do ti bëj shumë të bukura…

Ka ndonjë gjë që duhet të dinë lexuesit e Bordo? 

Ka shumë shumë gjëra që jo ti që do ti dish, por dhe gjithë dashamirësit e mi. Kam shumë gjëra për t’ju thënë, por sot besoj ta mbyll me kaq, duke ju falenderuar shumë, duke ju uruar shëndet, të mira dhe shumë dashuri për të gjithë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF