KreuCelebrity

Tre vite pa Dr. Florin, dedikimet prekëse të bashkëshortes dhe VIP-ave shqiptarë

Janë mbushur plot 3 vjet që nga vdekja e artistit të njohur dhe të dashur nga të gjithë, Dr. Flori i ish-grupit “West Side Family”.

Ai u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten Blerina dhe dy fëmijët e tij, vajzën Kaltrina dhe djalin Daniel.

Image result for dr flori familja

Image result for dr flori femijet

Ngjarja ndodhi në 17 nëntor 2014, në shtëpinë e tij në Tiranë, kur bashkëshortja, Blerina, e ka gjetur në gjendje të pakontrolluar dhe me vështirësi në frymëmarrje.

Ajo lajmëroi me telefon vëllain e Dr. Florit, Albanin, dhe të dy e dërguan në ambulancë, ku iu injektua adrenalinë.

Gjatë transportit për në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, ai ndërroi jetë dhe mbërriti i vdekur në spital, rreth orës 10:20.

Sot, Blerina kujtoi bashkëshortin e saj të ndjerë me një foto në Instagram, ku shfaqet Flori me fëmijët e tij, dhe shkruan “Sot tre vjet pa babin”.

Ka pasur komente nga shumë persona, të cilët ngushëllojnë familjen e Dr. Florit dhe kujtojnë artistin e dashur nga të gjithë.

Po ashtu, nuk kanë munguar as dedikimet nga miq dhe kolegë të Florit, si Landi Hysi, Aurela Gaçe, Ermal Mamaqi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF