KreuCelebrity

Vesa Luma hedh poshtë zërat mbi ndarjen nga Big Basta!

Këngëtarët  Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga çiftet e artistëve më të dashur të publikut shqiptar. Edhe Liani i vogël, i cili ka një ngjashmëri të madhe me të atit, është po aq i famshëm sa ata!

Nga postimet e tyre në rrjetet sociale kemi kuptuar se prej disa muajsh Geri ndodhet në Auckland, në Zelandën e Re. Ndërsa Vesa me Lianin mes Tiranës e Prishtinës. Këngëtarja ka treguar për ndjekësit se ka qenë pjesë e një programi radiofonik në “Glam Radio” në Prishtinë ditën e sotme.

E pyetur nga moderator Alaudin Hamiti nëse është ndarë me Big Bastën, pas aludimeve mbi largësinë e tyre, këngëtarja u është përgjigjur që jo! Se janë larg, por jo të ndarë! Nga rrjetet sociale, kuptojmë se reperin e ka marrë shumë malli për familjen në komentet ku i shkruan Vesës se e do shumë dhe Lianit se është dashuria e babit!

Po Vesa, a do t’i bashkohet Gerit në Zelandën e Re?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF