KreuCelebrity

Alida Hisku rrëfen përjshtimin nga Skena: Mu duk sikur më hoqën nga shtëpia

E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në TV Klan këngëtarja Alida Hiskut rrëfen se rrugëtimi i saj në karrierë nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Jam rritur në skenë nga nëna ime e cila ka qenë në Teatrin e Operas. Në atë kohë na mernin me vete për të mbushur skenën, por në të vërtetë ka qenë një ndjesi e veçantë. Skena pa publik ishte edhe si vend loje për ne fëmijët e artisëve në atë kohë. Kur u përjashtova isha 23 vjeç dhe u ndjeva sikur më hoqën nga shtëpia. Skenën e përjetoj më shumë se gjithçka, duartrokitjet janë suksesi i një këngëtarit. I jam mirënjohëse publikut që edhe pa aktivitet artistik nuk më ka harruar”- u shpreh këngëtarja.

Alida Hisku në moshën 23-vjeçare është arrestuar e më pas internuar nga regjimi komunist i asaj kohe.

Në kulmin e karrierës së saj, në vitin 1982, këngët e saj u ndalun së transmetuari.

Aktualisht Hisku jeton në Gjermani, por në Shqipëri e njohin si monument të muzikës shqiptare edhe pse ka 30 vjet e ndarë nga skena.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF