KreuCelebrity

Charlize Theron, një bukuri ujë dhe sapun e pakohë

Lëkura e ndritshme ngjyroset vetëm me një prekje të furçës. Një vijë peneli ose pluhur bronxi, një buzëkuq i kuq buzësh dhe një rimel. Ja pamjet më të bukura dhe modelet e flokëve të një prej grave më të bukura në planet.

Po në lidhje me stilin e saj të flokëve? Një bisht i thjeshtë, i kombinuar me një veshje të sofistikuar, mund të shndërrohet në hairstyle më elegante …

Bjondja legjendere Charlize Theron, 42 vjeç, ka kaluar përmes 36 filmave, një Oscari, ndonjë miku (i fundit është aktori Sean Penn me të cilin përfundoi keq pas dy vjetësh lidhje) dhe ka dy fëmijë.

Por duke dëgjuar miqtë, kolegët dhe gazetarët të cilët e kanë intervistuar në disa raste, ajo ka mbetur e njëjta, e dashur Charlie – siç është quajtur gjithmonë dhe kudo.

Veçanërisht në aspektin e look-ut. Dhe për look-un nuk e kemi fjalën për vetëm për veshjet e mrekullueshme të firmosuar nga stilistët e mëdhenj ndërkombëtarë ( edhe pse siç thoshte Vivian te  Pretty Woman: “Është e lehtë të vishesh mirë me para”), por fytyra e saj e pastër, natyrale dhe e thjeshtë nuk është gjithmonën njësoj.

Ka një sqimë dhe klas të lindur së bashku me një thjeshtësi çarmatosëse që rreh çdo kornizë dhe kozmetike të tepërt, Theron duket e përsosur në çdo situate. Shikime të zbukuruara nga hije të zeza dhe gri për hir bukurisë, të lehta dhe pluhur broxi në qepalla për një efekt nude , buzët e kuqe efekt retro, një ngjyrë pjeshkë në faqe për një efekt të shëndetshëm dhe një model flokësh gjithmonë i ri për t’i dhënë asaj një ajër chic dhe elegant apo të gjallë dhe të brishtë. Charlize është e gjitha kjo.

Në fakt për makeup-in dhe stilin e flokëve duhet ta kopjojmë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF