KreuCelebrity

Erjona Kakeli dhe Salsano Rrapi, prindër për herë të dytë!

Lajmi për shtatzëninë e Erjona Kakelit u mësua në gusht, kur Salsano postoi një foto në Instagram, e sytë mbetën tek barku i fryrë i së shoqes. Edhe pse tejet të rezervuar në jetën private, çifti nuk mund t’i shpëtojë vëmendjes së publikit. Eshe pse këtë herë, vetë Erjona ka ardhur me lajme të gëzueshme.

Në postimin më të fundit të aktores, shihen tre duar: e saja, e vajzës së madhe dhe e një foshnje të porsalindur. “Të vegjël me forcë të madhe”, ka shkruar Erjona, ndërsa mesa mësohet e vogla ka ardhur në jetë para kohe. Kanë qenë të shumtë kolegët, por edhe ndjekësit që e kanë uruar aktoren për këtë eksperiencë të dytë mëmësie.

Nga ana tjetër, në një nga intervistat e fundit Salsano është shprehur se martesën do ta mendonte vetëm nëse në jetë vinte një fëmijë i dytë. Me pak fjalë, ndoshta do të kemi edhe lajme mbi një dasëm të mundshme së shpejti! Urime, çiftit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF