KreuCelebrity

Klea Huta sqaron: “Ja pse nuk më shoqëroi Elgiti në Çmimet Kult!”

Me apo pa dëshirën e tyre, Klea Huta dhe Elgit Doda janë kthyer në çiftin më të përfolur të momentit. Nga foto e parë, tek arsyeja pse Klea u dashurua pas Elgitit, e deri tek tatuazhet e njejta, Huta dhe Doda tërheqin vëmendje çdo ditë e më shumë. Por, së fundmi fansat ngritën një pyetje…

Klea ishte pjesëmarrëse në ndarjen e Çmimeve Kult këtë vit, ndërsa të gjithë po prisnin të shihnin edhe muzikantin krahë aktores. Në fakt, ndodhi krejt e kundërta, por Huta e ka patur një shpjegim edhe për këtë. Në “Jo Vetëm Modë”, Klea ka zbuluar se kanë qenē angazhimet e Elgitit ato që kanë ndikuar në këtë veçim të çiftit.

“Do vinim bashkë, por kishte shumë punë në studio, pasi po përgatitet për ‘Kënga Magjike'”, është shprehur aktorja, ndërsa ka shuar kurreshtjen e të gjithëve. Tashmë, duhet të presim eventet në vijim…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF