KreuCelebrity

Rita Ora, në audicionet e fshehura të “Voice of Germany”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka marrë pjesë në spektaklin e njohur “Voice of Germany” mbrëmjen e djeshme.

Rita Ora u shfaq si këngëtare që merrte pjesë në audicionet e fshehura, dhe juria duhet të shtypte butonin për ta zgjedhur ose jo.

Rita këndoi një këngë të njohur të saj “Your song”  dhe me shaka anëtarët e jurisë pasi kishin shtypur të gjithë butonin i thanë se e ke kënduar fiks si origjinalja.

“Dukej njësoj si origjinali,” i thonë anëtarët e jurisë ndërsa Rita prezantohet si një 26-vjeçare nga Londra që aspiron muzikën. “Jam aq nervoze sa nuk është as për të qeshur,” vijoi këngëtarja.

Në fakt ishte e gjitha pjesë e spektaklit, pasi këngëtarja që aktualisht qëndron në Britani, ishte e ftuar speciale.

Rita Ora është anëtare e jurisë në The Voice në Britani. Ajo pohoi se ajo është një punë e bukur, të shohësh konkurrentët dhe të ndjesh emocionet e tyre nën presion, asgjë s’ka të krahasuar me adrenalinën që të jep skena.

“Mund ta imagjinoj çfarë po kalojnë konkurrentët. Është shumë e vështirë, vërtet.” – u shpreh ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF