KreuCelebrity

Vesa Luma: “Dashuria jonë është e pastër, ja kë kemi dëshmitar!”

Vesa hodhi poshtë zërat mbi një krizë të mundshme mes saj dhe Big Bastas, ndërsa sot këngëtarja ka shkruar jo pak në Instagram lidhur me lajmet që qarkulluan mbi ndarjen e tyre. Duke qenë se në qendër të vëmendjes ishte largimi i artistes nga Kosova, Vesa nuk e ka lënë pa shpjegim edhe këtë pjesë. “Kudo që të jemi, në çfarëdo pjese të globit, do të jemi aty ku Liani do ta ketë jetesën më së miri”, ka sqaruar Vesa, duke i paraprirë çdo thashethemi të mëtejshëm, bazuar në aktivitetin e çiftit në rrjetet sociale: “Ajo që shihni ju në Instagramin tim gjatë ditës, është vetëm 20% e jetës time.”


“Qellimi ynë kryesor është që Liani të jetë krenar me prindërit e tij një ditë! Ndërsa muzika do të jetë gjithmonë pjesë e jona, kudo të jemi”, ka vijuar edhe më tej Luma, ndërsa nuk e ka lënë me kaq. “Jemi të vetëdijshëm për influencën që kemi si artista, dhe prandaj kemi zgjedhur qetësinë, në të gjitha aspektet”, ështē shprehur këngëtarja, duke shpjeguar se dashuria e saj dhe e Big Bastas është shumë e shëndoshë, nuk ka patur asnjë krizë të vetme, madje rritet çdo ditë e më shumë.


“Liani është dëshmitar i dashurisë së pastër që kemi!”, e ka përmbyllur Vesa shkrimin, duke hequr çdo dyshim për një krisje në marrëdhënien në çift. Fansat me siguri e kanë patur të nevojshëm një reagim të tillë!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF