KreuStil Jetese

5 trende të reja që sapo janë shfaqur në modë!

Pas valës së parë të trendeve të sezonit vjeshtë-dimër 2017/18, që përfshin veshjet kokë e këmbë të kuqe, pupla, gëzof, çizme të gjata dhe bereta, vala e dytë e trendeve ka infiltruar dyqanet, duke kënaqur shijet e akoma më tepër njerëzve, me veshjet dhe aksesorët e reja kreative.

Bëhuni gati për vëthë hoops, printime lulesh, çorape sporti, xhaketa të stërmëdha dhe gjithçka të verdhë, sepse e verdha është e kuqja e re!

Lexoni në vijim për to!

1. Vëthët e artë model hoops

Phoebe Philo, drejtoresha kreative e shtëpisë së modës “Céline” i ka përfshirë vëthët e artë të rrumbullaktë në të gjitha veshjet e koleksionit “Céline Resort 2018”. Me siguri kjo na tregon diçka, apo jo?

Në fund të fundit, këta vëthë janë shumë të bukur dhe fare lehtë të kombinueshëm!

Rezultate imazhesh për golden hoops

2. Dizenjo lulesh

Dimri s’ka nisur ende mirë, por në veshjet dimërore ka mbërritur pranvera! Tërhiqni të gjithë vëmendjen e mundshme me dizenjot më të çmendura dhe shumëngjyrëshe të luleve, madje kthehuni pas në vitet ’70 me një stil retro, si në kostumin Gucci më poshtë.

3. Çorape sporti

Janë parë në veshje nga stilistë si Valentino dhe Prada, zakonisht kombinuar me sandale, apo atlete dhe shirita me ngjitje.

Të guximshme, por trendi!

Rezultate imazhesh për prada sport socks

4. Xhaketa të stërmëdha

Mund t’i vishni me rripa ose të zbërthyera, dhe mbani mend që duken më mirë me pantallona, jo me fund!

Nëse xhaketa është me vija, akoma më mirë. Sonia Rykiel ishte stilistja që e përhapi si trend.

Corduroy blazer | MANGO

5. E verdha është e kuqja e re

Thamë që e kuqja është ngjyra e sezonit, derisa postuam pak ditë më parë një artikull mbi një pallto të verdhë të mrekullueshme të aktores Gabrielle Union.

Ja që edhe Michael Kors paska rënë në dashuri me këtë ngjyrë, dhe ajo ka nisur t’ia marrë kurorën ngjyrës së kuqe!

Rezultate imazhesh për michael kors winter 2018

Rezultate imazhesh për diane von furstenberg yellow coat

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF