KreuStil Jetese

5 ushqime ekzotike që nuk i keni parë kurrë në jetën tuaj

Bota e ushqimeve, nga perimet te frutat, është vërtet e larmishme, duke e bërë të vështirë për ne të jemi në dijeni të çdo ushqimi që ekziston.

Mos mendoni vetëm ushqime të tilla si frut pasioni, frut “dragoi” apo kumkuat. Këto ushqime janë për fillestarë, në krahasim me ushqimet ekzotike që do të hasni në listën e mëposhtme.

Ardhur nga çdo cep i botës, ja cilat janë 5 ushqimet për të cilat nuk keni dëgjuar kurrë në jetën tuaj!

1. Romanesko

Duket surreale që të ekzistojë një perim në formë kaq të përsosur gjeometrike, por ja që natyra e ka krijuar edhe këtë gjë, dhe quhet romanesko!

Përveç teksturës, romanesko është fort i ngjashëm me brokolin, dhe gatuhet shpesh si sallatë.

Image result for romanesco

2. Lychee

I ëmbël dhe i thartë njëherësh, ky frut vjen nga Azia. Ka lëkurë të fortë dhe frut të butë. Mund t’i ndjeni edhe një shije të lehtë trëndafili, ashtu si ngjyra  e tij.

Image result for lychee

3. Durian

Ky frut i rrezikshëm në dukje, për shkak të gjembave të tij, ka një teksturë të ngjashme me bostanin. Vjen nga vende si Tajlanda apo Malajzia, dhe ka karakteristikë erën e rëndë të tij. Shija e tij përshkruhet ndryshe nga të gjithë, disa duke e quajtur shije delikate dhe të tjerë e krahasojnë me qepë të kalbura dhe çorape palestre.

Image result for durian

4. Rrepë-shalqi

Në botë nuk ka vetëm rrepë të thjeshtë! Një version i rrepës është rrepa shalqi, me lëkurë të gjelbër dhe pjesën e brendshme rozë. Shija i varion nga e lehtë në pikante.

Image result for watermelon radish

5. Rrënjë lotusi

Mund të mos dini që rrënjët e lotusit, lules aq të bukur, mund të konsumohen. Kanë teksturë të ashpër, shije të butë dhe zakonisht shërbehen të skuqur.

Image result for lotus root

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF