KreuCelebrity

Ajo që nuk dinit mbi raportin e Beyonce dhe Kim!

Ish-vokalistja e Destiny’s Child, Beyonce Knowles dhe mbretëresha e konturimit Kim Kardashian duket se nuk kanë qenë ndonjeherë mikesha me njëra-tjetrën! 36-vjeçaret, janë parë shpesh të frekuentojnë të njëjtat ambiente, për shkak të bashkëshortëve respektivë, por vetëm kaq!

Kanë qenë Jay-Z e Kanye West që i kanë detyruar ato të bëhen pjesë e së njëjtit rreth miqësie, por ja se ç’mendon në të vërtetë Bey për Kim-in, sipas një burimi të afërt të këngëtares!

“Beyonce nuk ka pasur ndonjëherë një marrëdhënie të mirë me Kim-in, ajo thjesht nuk e respekton e nuk e ka qejf, as më parë kur ajo nuk njihej ende me Kanye-n. Pasi ky i fundit është mik i ngushtë me çiftin Beyonce e Jay-Z.”

“Ajo nuk e duron dot gjithë këtë punën e reality-show në televizion, të cilën Kim e bën vetëm për famë. Sipas këngëtares, ato janë dy femra që nuk kanë asgjë të përbashkët. Beyonce tregon respekt për të kur takohen e përshëndeten pa dashuri, por mund ta dallosh se është e detyruar të bëjë këtë sjellje.”

Beyonce dhe Kim Kardashian qëndruan së bashku në barin Vip, gjatë dasmës së tenistes Serena Williams me Alexis Ohanian në New Orleans, pa bashkëshortët e tyre reperë Jay-Z e Kanye West.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF