KreuStil Jetese

Koleksioni i fundit nga Azzedine Alaïa!

Stilisti nga Tunizia Azzedine Alaïa ndërroi jetë dje në Paris, por ka lënë një krijimtari tejet të pasur, ai ishte skulptori që u shndërrua në një stilist mode. Vizionar dhe gjeni që nuk do të harrohet kurrë në botën e modës, sidomos nga femrat që janë veshur me koleksionet e tij.

Kur e kuptoi se nuk do të mund të bëhej një skulptor i mrekullueshëm, ai ndërroi drejtimin dhe u fokusua tek moda, duke u transferuar në Paris në vitin 1957 e duke arritur të punonte me gjigandë të modës, personazhe të famshëm të kohës, revista prestigjioze e të hapte butikë luksi.

Nga Dior tek Guy Laroche, Thierry Mugler, krijimet e tij janë karakterizuar gjithnjë nga eleganca. Me kalimin e viteve ai u bë një figurë e njohur në industrinë e modës, sidomos për realizimin e kalendarëve tradicionalë sipas sezoneve, derisa u shkëput prej tyre në vitin 1992.

Por, cili është koleksioni i fundit i Alaïa-s? Kemi menduar t’ju sjellim krijimtarinë e stilistit të njohur për sezonin Vjeshtë-Dimër 2017-2018!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF