KreuCelebrity

Kristina Bakiu e dashuruar! Modelja zbulon detaje mbi të dashurin e saj

Në shumë raste, VIP-at shqiptarë nuk preferojnë ta ndajnë jetën  e tyre private me publikun, dhe zgjedhin t’i shmangin pyetjet personale që u drejtohen, për të ruajtur qetësinë e jetës së përditshme.

Modelja bukuroshe Kristina Bakiu ka ndjekur gjithnjë të njëjtën rrugë, por kësaj here, e ftuar në emisionin “Thumb”, ajo tregon se ka një person të veçantë në jetë, që i ka rrëmbyer zemrën.

Image result for kristina bakiu

E pyetur mbi lidhjen e saj, Kristina tregon:

Po, ma kanë rrëmbyer zemrën. Është shqiptar! Jam shumë e lumtur, ai më plotëson. Jam në qiellin e shtatë.”

Për sa i përket pyetjes se kur do ta prezantojë, Kristina përgjigjet: “Kur të martohem!“. Modelja tha se ka në plan një lidhje afatgjatë, por martesa nuk është diçka që po e konsideron.

Edhe Adrola Dushi, mikesha e ngushtë e Kristina Bakiut, e aprovon të dashurin e shoqes, dhe po ashtu edhe Troi, djali i Adrolës.

Troi e do më shumë se unë“, – tha Kristina.

Gjithçka duket se po shkon mjaft mirë në jetën personale të modeles, po ashtu edhe në jetën profesionale të saj. Kristina ka pasur mjaft projekte modelingu këto kohë, si dhe është aktualisht e përfshirë në emisionin “Dance with me”, ku merr pjesë si konkurente, me partnerin Drilon Hoxha.

Urojmë një lidhje sa më të lumtur për Kristinën, si dhe një prezantim sa më shpejt nga ana e saj, të djaloshit që i ka rrëmbyer zemrën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF