KreuCelebrity

Miley Cyrus e adhuron këtë këngëtare shqiptare!

Kemi qenë gjithnjë fansa të artistëve të mëdhenj amerikanë, të cilët kanë famë dhe admirim nga njerëz në të gjithë globin. Megjithatë, nuk na e merrte ndonjëherë mendja se ata do të na e kthenin nderin, duke u bërë fansa të artistëve shqiptarë!

Miley Cyrus i është bashkuar klubit të fansave kohët e fundit, kur me një koment të sajin, ajo tregoi admirimin për artisten shqiptare Rita Ora, si dhe për këngën e saj “Anywhere”, e cila bëri mjaft bujë në botën e muzikës.

“Kjo këngë është himni im i dimrit!”, shkroi Cyrus për këngën, në Instagramin e Ritas.

Pas triumfit të Rita Oras në prezantimin e çmimeve MTV EMA, kjo është një tjetër fitore për këngëtaren. Rita po përfshihet gjithnjë e më tepër në klubin e artistëve të mëdhenj nëpër botë, dhe ne sigurisht jemi krenarë për të!

Image result for rita ora mtv ema

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF