KreuStil Jetese

#throwback me Sophia Loren, veshjet më të mira nga diva italiane!

Gratë italiane njihen për bukurinë e tyre mesdhetare, me lëkurë të kadifenjtë, sy të mëdhenj plot shkëlqim dhe forma të plota, të dëshirueshme nga çdo femër.

Besojmë se bien të gjithë dakord, kur themi se aktorja e madhe Sophia Loren, diva e ekranit italian e më tej akoma, është shembulli perfekt i femrës italiane, të paktën për sa i përket epokës së artë të viteve ’50.

Ikonë bukurie, por edhe mode, kemi zgjedhur disa veshje simbol të Sophia Loren, për të rikujtuar stilin sharmant femëror të viteve më parë, kur bukuria femërore ishte në majat e saj.

 

1.  E kuqe fatale

Sy maceje, buzë të kuqe, dhe një fustan po i kuq është epitoma e bukurisë Hollywood-iane. Shto  këtu edhe disa diamante, dhe Sophia ishte ylli i mbrëmjes!

2. Ëngjëll në të bardha

Nuk ka më mirë se fustani i bardhë në foto për të treguar trupin “hourglass” të sharmantes Sophia Loren. Vitet ’50 ishin plot me fustane që shpalosnin anët më të mira të figurës femërore, dhe me shumë të drejtë!

3. Tipike italiane

Ky është një look klasik i Sophia Loren. Me flokë të kapura, disa fije lënë lirshëm mbi fytyrë, fustan të zi dhe dekolte shfaqur hijshëm, ajo duket sikur ka dalë nga një reklamë e Dolce & Gabbana-s.

4. Zonjë klasike

Sophia Loren e dinte rëndësinë e stilit të përjetshëm. Fustani me pika polka që ka veshur vite më parë, është ende në modë pas kaq shumë dekadash.

5. Çfarë meshkujt duan në dhomën e gjumit

Vajza, mbani shënim! Kjo është çfarë partneri juaj dëshiron të shohë në dhomën e gjumit!

Sophia këtu ndodhej në filmin “The Millionairess”, dhe po shtrydhej paksa brenda korsesë, por ia vlejti ama!

As meshkujt nuk e dinin ç’donin në shtrat, derisa panë kostumin e divës seksi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF