KreuBusull

Vidhen paratë e shfaqjes në Teatrin “Skampa”!

Edhe një institucion i rëndësishëm kulturor  në vend ka rënë pre e hajdutëve! Në Teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit ka ndodhur një ngjarje e rëndë! Mbrëmjen e kaluar janë vjedhur paratë në kasafortën e teatrit e cila ndodhet në zyrën e financës.

Nga forcat e policisë në vendngjarje mësohet se hajdutët, ende të paidentifikuar, kanë hyrë nga dera në pjesën e pasme të teatrit e kanë kryer grabitjen, shuma e saktë e së cilës nuk është bërë e ditur.

Paratë e vjedhura ishin grumbulluar prej shitjes së suksesshme të biletave nga vënia në skenë e shfaqjes “Babai”, një komedi e trishtë në të cilën interpreton artisti Reshat Arbana. Urojmë që grabitësit të cilët nuk kursyen as teatrin të kapen sa më shpejt!

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF