KreuStil Jetese

A jeni perfeksionistë? Këto foto do ta zbulojnë!

Ka disa lloj njerëzish në botë. Disa pëlqejnë mos-organizimin, të tjerë janë të organizuar në detaje. Disa preferojnë të çregulltën, por të tjerë kërkojnë perfeksionin. E sa për këtë kategorinë e fundit, kënaqësia nuk është aq e lehtë që të përfitohet…

Radhitje perfekte, sistemim pa asnjë gabim, kombinim ngjyrash i realizuar si asnjëherë më parë – a nuk ndjeni kënaqësi kur shihni grimca të tilla perfekte? Ndoshta, një rregull i tillë mund t’ju bezdisë pa masë. Mund të kënaqeni më shumë kur shihni shkrepse të hedhura spontanisht, dhe jo kur ato rreshtohen në vijë të drejtë njëra pas tjetrës.

A është ky një tregues për karakterin tuaj? Nuk do mend që po, dhe klasifikimi si perfeksionist ose jo varet thjesht nga natyra (e pandryshueshme!) e gjithësecilit. Më poshtë do të gjeni disa foto që do të provojnë se në cilën kategori përfshiheni. Kujdes, disa prej jush mund të apasionohen më shumë nga ç’jua pret mendja!

 

Kur çdo gjë gjen vendin e duhur

Një dekorim kaq perfekt i pjatave

Pasta e dhëmbëve e boshatisur në këtë mënyrë!

Një top bore i rrumbullakosur në perfeksion

Sistemimi pa asnjë gabim

Kombinimi i ngjyrave i menduar me detaje

Një majë lapsi e mprehur kështu

Simetria e tillë në pjatë

Një rregull që s’ke ç’ti thuash!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF