KreuArt

Artan Imami sjell “Mashtrimi” në Teatrin Kombëtar

Aktori dhe regjisori i njohur Artan Imami do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar premierën e “Mashtrimi”, një shfaqje nga Anthony Shaffer me një kast aktorësh të njohur shqiptarë e të huaj.

 

 

Katër personazhet protagonistë të kësaj shfaqjeje janë vetë regjisori Artan Imami, Indrit Çobani, Carolyn Murphy e Endrin Pastore. Kjo kryevepër e njohur  botërore  e Shaffer pasi është vënë në skenë në “Broadway” dhe përshtatur tre herë si film, sjell në Teatrin Kombëtar konfliktin, lojën, tradhtinë, pushtetin e pasionin.

 

 

 

Artan Imami, një aktor-regjisor do të vijë me rolin e Andrew Wyke, duke e realizuar këtë personazh edhe në detajet më të vogla. Përballë tij do të jetë aktori Indrit Çobani në rolin e të riut Milo Tindle.

“Mashtrimi” është një nga veprat më të mira që do të vihen në skenë së fundmi në Tetrin Kombëtar. Triller, intrigë dhe xhelozi por e sjellë në një mënyrë mjaft artistike! “Mashtrimi” do të vihet në skenë për gjithë adhuruesit e teatrit në datat 22, 23, 24, 25, 26, 29, 30 Nëntor  dhe 1,2,3 Dhjetor, në orën 19 :00.

 

 

Shikim të këndshëm!

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF