KreuCelebrity

As Ëngjëjt s’janë perfektë/ Rrëzohet modelja e Victoria’s Secret në mes të spektaklit!

Sfilata Victoria’s Secret u mbajt në Shanghai këtë vit. Ka pasur peripecira të shumta për këtë sfilatë, që nga mosdhënia e vizave disa prej modeleve, “dëbimi” i Gigi Hadid për një shaka pa kripë të saj në lidhje me aziatikët, dhe së fundmi, rrëzimi i një prej modeleve të firmës së njohur, ndërsa shpaloste veshjen e saj.

Bëhet fjalë për modelen Ming Xi, e cila po sfilonte e buzëqeshur, kur papritur ka rrëshqitur dhe ka rënë gjunjë e duar në pasarelën që supozohej të pushtonte. Edhe pse e turpëruar, ajo ka mundur të ruajë buzëqeshjen në fytyrë dhe me ndihmën e koleges arriti të ngrihej për të vazhduar sfilatën.

Ndërkaq, nuk ka pasur asnjë incident tjetër gjatë sfilatës. Vajzat bukuroshe shkëlqyen me veshjet e tyre, si ato të Victoria’s Secret, ashtu edhe me veshjet e realizuara nga bashkëpunimi me firmën “Balmain”. Victoria’s Secret vazhdon të ruajë statusin e saj si sfilata më e dashur nga të gjithë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF