KreuCelebrity

Bebe apo Bleona, cila shkëlqeu më shumë në AMA?

Mbrëmja e djeshme ka pritur disa nga yjet në tapetin e kuq të American Music Awards. Ceremonia e përvitshme ka sjellë jo pak të parpitura për ndjekësit e muzikës, e nuk mund të themi se pamë pak nga kjo AMA e radhës. Selena Gomez i habiti të gjithë me vendimin për t’iu rikthyer bjondes, ndërsa i la të gjithë gojëhapur kur shfaqi të brendshmet gjatë performancës.

Por, për të gjithë njohësit e shoubizit shqiptar, kishte diçka tjetër që u vu në interes. Bebe Rexha dhe Bleona Qerreti ishin dy shqiptaret pjesëmarrëse në AMA, e paraqitjet e tyre ishin krejt të ndryshme. Çfarë preferuan vajzat këtë herë?

Rexha kishte zgjedhur një fustan bust me gjatësi treçerekësh, ngjitur pas trupit. Dizenjuar me gurë të vegjël të shkëlqyeshëm, Bebe duket se e kishte lënë mënjanë ekspozimin e tepërt për këtë event. Paraqitja e këngëtares i ishte besuar August Getty Atelier, që ka veshur yje si: Kendall Jenner, Miley Cyrus, Rachel McAdams etj.

Bleona, si jo rrallë herë, u shfaq me një kostum metalizato, i cili i ekspozonte të gjithë gjatësinë e këmbëve, si dhe një pjesë të gjoksit. Laurel DeWitt është emri që fshihet pas veshjes së këngëtares, ndërsa yje botërorë të veshur nga DeWitt jan figura, si: Shakira, Amber Rose etj. Kombinuar me sandale të po së njejtës ngjyrë, duket se Bleona ka përzgjedhur diçka krejt ndryshe nga Bebe.

Si mendoni, cila prej vajzave shkëlqeu me shumë në AMA këtë vit?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF