KreuCelebrity

Daphne Guinness, ikona e modës

Muzë frymëzuese, stiliste, regjisore dhe shkrimtare. E thënë në një fjalë të vetme, Daphne ka krijuar e vetme gurin e saj filozofal, ku çdo gjë që prek kthehet në ar.

Nga Olsi Kolami

Pas qelqit të një lenteje Daphne Guinness po kqyr buzëgaz formën e përsosur të një diamanti në një studio arpunuese në zemër të Londrës. Po diskuton për formën e prerjes, madhësinë, teksa e mban në duar, ndërsa një telefonatë e mallkuar po i acaron nervat.

Këto kristale të çmuara janë dashuria e saj e parë, e prej asaj kohe jeta e saj do të lidhej ngushtësisht me modën dhe stilin. Kjo është arsyeja që ajo i trajton copat e veshjeve si bizhuteri. Vitet e fundit Daphne Guinness është një busull orientimi për shumë njerëz të modës: Lady Gaga e pranon publikisht se ka gjetur gurunë e saj, Tom Ford dhe Valentino kanë gjetur diçka të pazakontë në stilin e saj. “Jeta është veç një fazë për Daphne. Funeralet ajo i ka kthyer në shfaqje. Pas saj fshihet një grua e ëmbël dhe njerëzore”-thotë Valentino. Për Tom Ford, nuk është vetëm një bukuri e madhe dhe me stil, por edhe një person i ndershëm, krejtësisht reale, e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.

Rezultate imazhesh për daphne guinness alexander mcqueenDaphne është autore e parfumit Comme des Garcons, muza e François Nars, linjës së njohur kozmetike. Shumë ekspozita kanë mirëpritur veshjet e saj si Muzeu i Institutit të Modës dhe Teknologjisë në New York, krah krijimeve Azzedine Alaia, Karl Lagerfeld, John Galliano dhe Alexander McQueen. Kur e pyet përse nuk përfshihet seriozisht në botën e botës, ajo e ka të lehtë të përgjitjet. ‘Jam rritur në një familje ku është folur për historinë, jo për biznesin. Zyrtarisht jam e papunë”.

Imazh i ngjashëm

Origjina

Daphne është e bija e manjatit të birrës Jonathan Guinness, mbesa e legjendares Diana Mitford, muza dhe mikesha e ikonave të modës si: Valentino, Karl Lagerfeld dhe Alexander McQueen. Këto janë disa nga fytyrat e shumta të gruas që Bernard Henry Levy e përshkruar “jo si person, por koncept”. Gjithçka krijon bazohet në 3 shtylla themelore: transversaliteti, paparashikueshmëria dhe anti-konformizmi. Kjo ishte mëse e dukshme 3 ditë pas vetëvrasjes së Alexander McQueen, ku Daphne shfaqi zinë e saj përmes një vello dhe manteli të përpunuar po nga McQueen.

Imazh i ngjashëmFëmijëria e saj ishte e lumtur dhe paksa e pazakontë. Ajo u rrit në shtëpitë luksoze të familjes në Irlandë dhe Angli, si dhe në një kompleks kolonial në Spanjë, vende ku Man Ray dhe Salvador Dalí ishin vizitorët më të shpeshtë. Pas një takimi në alpet zvicerane me trashëgimtarin e flotës greke Spyros Niarchos, ajo vendosi të martohej edhe pse ishte vetëm 19 vjece. Deri pas divorcit në vitin 1999, ajo ishte zhytur tërësisht në jetën e burrit, derisa kuptoi se ishte momenti të thyente kufijtë që e mbanin të mbërthyer brenda katër mureve dhe larg jetës që ajo parapëlqente. Fill pas divorcit ajo vendosi të kthejë mbiemrin e vajzërisë dhe shiti shtëpinë e familjes në veri të Londrës, duke zhvendosur jetën në hotele, pikërisht në një apartament në hotel Stanhope në Nju Jork.

Rezultate imazhesh për daphne guinness alexander mcqueenPas kësaj jeta e saj nisi të intensifikohej. Nisi të jepte këshilla nga dizenjimi dhe arredimi i hoteleve apo shtëpive, deri tek fragrancat apo krijimi i formave të diamanteve. Daphne e pranon se pas divorcit, nisi me të vërtetë të shijojë lirinë e shprehjes. Ajo nisi të eksperimentonte me artin dhe modën. Po përfshihej në qarqet e modës duke filluar një marrëdhënie të ngushtë me Philip Treacy dhe Alexander McQueen. Nuk e mohon se tani i mungon miku i saj. Ishte ai që i ktheu buzëqeshjen pas divorcit. “Vetëm ai mund t’i shihte gjërat në pesë dimensione”, thotë ajo.

Imazh i ngjashëm

24 orë me Daphne Guinness

07:00 Synoj të zgjohem natyrshëm nëse kam pasur një natë normale. Nëse kam punuar shumë vonë dhe ndihem e trazuar zgjohem në 10. Por zakonisht ora 7 është momenti im i zgjimit. Nuk më pëlqejnë orat me zile për t’u zgjuar.

07:30 Më pëlqen ta nis ditën me një filxhan çaji anglez me qumësht i cili më zgjon totalisht. Nganjëherë harroj të ha mëngjes, por nëse jam e uritur nuk dal nga shtëpia pa ngrënë një tost me marmalatë. Më pëlqen të shfletoj shtypin e ditës dhe të preferuara kam: Herald Tribune dhe Financial Times, e sidomos suplementet e fundjavës në Londër.

08:00 Përpiqem gjithnjë të kaloj pak minuta stërvitje me një trajner personal, ose të notoj. Janë ideale për të nisur ditën në formën më të mirë.

08:30 Preferoj një banjë të nxehtë, sesa dushin. Asgjë nuk e rigjeneron më mirë lëkurën sesa disa pika vaj ulliri në ujë. Këndoj ose dëgjoj muzikë, ku të preferuar kam: Bob Dylan, Lou Reed, dhe David Bowie. Nuk dal nga shtëpia pa grim. Produktet e mia janë: Charlotte Tilbury, Tom Ford, M.A.C., dhe NARS. Flokët i rregulloj vetë.

Rezultate imazhesh për daphne guinness

09:00 Pasi i mbaroj të gjitha vendos çfarë do të vesh. Gjithçka është intuitive dhe varet nga humori im. Duhet të jem e qetë nëse do të eksperimentoj çfarë do të vesh: xhaketë Chanel apo fund McQueen; Këtë ma ka mësuar Alexander. Këpucët i kam Natacha Marro dhe Noritaka Tatehana. Vendos në kokë ndonjë çallmë ose vello. I dashuroj bizhuteritë.

09:30 Kur dal nga shtëpia gjithmonë mbaj kuletë ku vendos iPod-in dhe kufjet. Nuk harroj të marr me vete çamçakëzët Nicorette. Një zot e di sa mund të përtyp në ditë. Mënyra e preferuar e transportit: treni. Kam vetëm një makinë, e cila është një xhip i vjetër ushtrie.

10:00 Pjesën më të madhe të ditës e kaloj me ekipin tim në Londër. Fondacioni Isabella Blow, i themeluar në nder të saj është puna ime.

10:30 Lexoj emailet e postës elektronike dhe përpiqem t’i mbaj mend më të rëndësishmet, sepse ndodh që harroj të kthej përgjigje. Shpresoj të gjej më shumë fakse, sesa emaile mbi skrivani sepse pëlqej gjërat e prekshme. Kam 3 telefona: 2 Blackberries dhe iPhone.

Rezultate imazhesh për daphne guinness

12:00 Asistenti im i veshjeve Tereza është me mua shumë gjatë gjithë kohës kur udhëtoj. Nëse jam në ndonjë sesion fotografik, i kam të domosdoshme dy Red Bulls. Nuk ka ditë të mos kem 4 – 5 takime pune, ndaj hapësirën e secilave e mbush duke dëgjuar muzikë.

18:00 Nuk më pëlqen fjala “ecentik”, ndaj asistenti im më argëton duke vendosur kartën time të kreditit në frigorifer. E bën zakonisht kur kam qenë duke shpenzuar më shumë sesa duhet. Në New York më pëlqen të shkoj në dyqanet Barneys. Jam e çmendur pas krijimeve të lëkurës të Rick Owens. Në Londër vendi im i dashur është Selfridges. Libraria e preferuar mbetet Heywood Hill në Mayfair. Halla ime Nancy Mitford, ka punuar atje gjatë luftës, dhe aty gjenden librat që kanë ndikuar më shumë në jetën time.

19:00 Nuk i dua oraret fikse, sidomos kur është fjala për ushqimin. Ha shumë sushi. Ikeda është vendi ideal në Londër, por nuk do të thotë që nuk ha në shtëpi. Ashtu si çdo britanik, ngushëllohem duke ngrënë rosto pule dhe supë, e në fund puding orizi si ëmbëlsirë.

08:00 Nuk dal shpesh për jetë nate, sepse dua të jem pranë fëmijëve të mi, sidomos kur ata më tregojnë për shkollën, pasionet e tyre apo ndonjë thashethem.

Rezultate imazhesh për daphne guinness23:30 Kur jam marrë në shtëpi porosis gjithçka përmes Amazon. Net-a-Porter është një ‘vrasës’; Për t’u çlodhur dëgjoj muzikë, meditoj ose bëj ndonjë masazh. Nuk jetoj dot pa muzikën, parfumet dhe librat. Lexoj sa herë kam mundësi. Anna Karenina është i preferuari, dhe kurrë nuk më është mërzitur Nabokov. Lexoj revista si: The New Yorker, Harper’s Bazaar dhe Vogue. Seriali që ndjek më kënaqësi ‘Game of Thrones’ në HBO. Pasioni më i madh janë kafshët e balsamosura. Kam një mur me flutura, gjarprinj dhe drerë.

24:00 Koha e gjumit varet nga dita. Nëse jam duke punuar ndonjë projekt qëndroj zgjuar deri në orët e para të mëngjesit, ndryshe shkoj menjëherë në shtrat. Nuk ka surpriza në dhomën time të gjumit: disa fotografi në mure, jastëkë dhe çarçafë të bardhë. Gjumin e bëj sipas stilit të vjetër: mbyll sytë dhe fle…!

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF