KreuCelebrity

Elton Deda, një kujtim prekës për Aleksandër Lalon…!

Nuk ishin të paktë ata që shprehën keqardhjen për mjeshtër Lalon, e përveç largimit të parakohshëm nga jeta, ikja e papritur ishte ajo që shtangu të gjithë. Miq kolegë e jo vetëm, nuk i kursyen fjalët në rrjetet sociale, ndërsa ai që duket se e ka ndjerë edhe më shumë është Elton Deda. Mes shumë kujtimesh, Deda ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur.

“Zakonisht e takoja me humor të mirë. Shpesh më merrte në telefon dhe më thonte ‘mos e lër krijimtarinë pas dore’”, e ka nisur kështu shkrimin e tij Eltoni, i cili ka patur shumë për të thënë. “Sot, ti nuk je më. Unë kam ndërmend t’i buzëqesh jetës dhe jo t’i mbaj mëri se u dorëhoq prej teje”, vijon Deda edhe më tej, duke kujtuar një nga takimet e tij me Lalon, mbrëmje ku ndër të tjera kishin folur edhe për problemet e artistëve në Shqipëri. Eltoni nuk ka lënë pa përmendur as miqësinë e kompozitorit me Ferdinand Dedën, duke e përforcuar miqësinë që Lalo kishte jo vetëm me familjen e tij, por edhe me të gjithë muzikantët (‘e ndershëm’, siç e cilëson Toni) në tërësi: “Ti ishe miku i babait tim, ishe miku im, ishe miku i gjithë muzikantëve të ndershëm…”

Duke e quajtur kompozitorin ‘i përkëdheluri i Perëndisë’, Deda ka shtuar edhe disa fjalë prekëse: “Mos harro të punosh me korin e ëngjëjve atje ku u nise mbrëmë. Dhe je i lutur që mos t’i marrësh as Ztit leje nëse do të shkosh e të bësh drekën. Lamtumirë, o i madhi Sandër Lalo”. Duket se kolegët e Lalos janë prekur së shumti nga lajmi i hidhur i së dielës mbrëma…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF