KreuStil Jetese

Fuqia joshëse e Bordosë/kthehet për të shpërthyer sensualitetin e stinës

Bordoja është një prej nuancave të përjetshme të vjeshtë – dimrit mes veshjeve klasike dhe aksesorëve origjinalë.

Emblemë e sharmit dhe elegancës përtej modës. Është një variant i së kuqes së thellë për të qenë e parezistueshme, ngjyra e rrushit të pjekur dhe e verës. Bordoja kthehet për të shpërthyer në të gjithë sensualitetin e stinës.

Dhe kështu vjeshtë-dimri 2017 merr një shije vere, një aromë karafili, një shije misteri përmes veshjeve dhe fustaneve të gjata chemisier, pulovrave me shirita lëkure, pantallonave të gjera, fundeve kovë me bel të lartë, më rok ato të lëkurës dhe atyre bon ton me pala. Po jo vetëm.

Përfshihen në bordo edhe pupat me majë, me rrudha dhe me takë të hollë, më të guximshme çizmet e lëkurës me efekt metalik, të sheshtat dhe pa harruar pantoflat aktuale që nxjerrin në pah çorapet. Dhe pastaj çantat, të vogla, të mëdha, në duar, të rrumbullakëta ose kuadrate, ngjyrë e njëjtë ose me stampa të frymëzuara nga bota e xhunglës.

A jeni gati për të kapur fuqinë joshëse të Bordosë? Përdore në look total të përgjithshëm, ose të kombinoje me bezhën dhe të zezën, si edhe me grinë dhe blunë e errët.

Në galerinë tonë gjeni shumë frymëzime. Zgjidhni më kryesoret dhe…get the look!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF