KreuCelebrity

Getoari i dashuruar kokë e këmbë më Marinën, ja fjalët e ëmbla…

Prej tre javësh ka nisur spektakli muzikor aq shumë i përfolur “C’est la vie” në Televizionin Klan. Program i cili është nën prezantimin e Marina Vjollcës, e që e solli moderatoren nga Top Channel në Klan.

Marina ndan në rrjetet sociale foto nga look-u e paraqitjet e çdo jave në “C’est la vie”, e pikërisht kështu ka vepruar edhe këtë javë, e veshur me një kostum të bardhë xhaketë e pantallona të markës së njohur Versace.

Mes shumë komenteve të fansave të saj, dallojmë atë të bashkëshortit të saj, reperit të njohur Getoar Selimi, ja ç’i komenton ai Marinës: “Gjëja më e bukur në atë spektakel je ti o bukuri!”

Fjalë të ëmbla e plot dashuri për moderatoren Marina Vjollca, që çdo vajzë do të preferonte të dëgjonte nga partneri, apo jo? Epo lum si Marina për burrin që ka! Marina dhe Getoari kurorëzuan lidhjen e tyre disavjeçare të dashurisë në martesë shtatorin që lamë pas!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF