KreuCelebrity

Klaudia Pepa prezanton projektin e radhës!

Balerina e njohur Klaudia Pepa, një emër i famshëm dhe shumë i dashur tashmë edhe për publikun italian, na tregon përmes rrjeteve sociale se përveç baletit e televizionit, karriera e saj në modeling po vijon shkëlqyeshëm!

Klaudia ka qenë imazh i fushatave publicitare të kompanive të ndryshme, që nga veshjet e të brendshmet deri tek imazhi një  makine luksoze në Itali. Ajo na prezantuar risinë e radhës, ku do ta shohim bukuroshen këtë herë?

Balerina me fizikun mahnitës është bërë pjesë e një projekti mjaft interesant! Ajo na ka prezantuar një linjë çantash të vogla e elegante të cilat kanë një veçori: Ato prodhohen në Itali e janë miqësore ndaj kafshëve e nuk prodhohen kurrsesi me lëkurën e tyre! “100% vegane”, shkruan Klaudia për to!

Viti që lamë pas ishte plot surpriza për balerinën e njohur shqiptare, lajmi i divorcit me koreografin Albi Nako, komenetet pafund që shkaktoi në rrjetet sociale, e megjithatë, balerina i ka lënë të gjitha pas duke u fokusuar tek karriera profesionale!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF