KreuCelebrity

Modeli i fundit i flokëve të Bey, po çmend fansat dhe këdo tjetër në internet!

Në rregull, e dimë që tashmë jeni mësuar me idenë se çdo gjë që sjell Beyonce, kthehet në tendencë ose të paktën tërheq çdokënd që ka sadopak lidhje me modën. E kemi thënë me qindran herë se format e saj fizike pas lindjes së binjakëve duken se sa vijnë e perfeksionohen, edhe pse para disa muajsh, një foto jozyrtare dëshmoi të kundërtën. Por, le ta pranojmë: Bey mbetet Bey!

Duke qenë se tashmë këngëtarja është më rrallë aktive në Instagram, Knowles sigurohet që sa herë publikon diçka të re, të na lërë gojëhapur. Dhe në fakt, fotot e fundit po i çmendin të gjithë. Nuk po flasim për fustanin e shkurtër blu ngjitur pas trupit, që nxjerr në pah të gjithë feminitetin e Bey; jo! Flokët kilometrike kaçurrela janë ato që po bëjnë fansat të mos i ndajnë sytë nga ekrani i telefonit.

Edhe pse qartazi, nuk janë flokët origjinalë të Beyonce-s, nuk mund të thuash që një stil i tillë nuk është i dëshirueshëm nga shumica, përkundrazi. Shumica e vajzave ëndërrojnë për një gjatësi të tillë, edhe pse në të shumtën e rasteve, është thjesht e pamundur. Mesa duket, ky model do të kthehet shumë shpejtë në tendencën që do të shohim kudo.

Kujtojmë se bey nuk është e para që rikthen në qendër të vëmendjes flokët shumë të gjatë, pasi Kim Kardashian bëri të njejtën gjë pak kohë më parë. Por, duhet theksuar se Kim nuk arriti dot ekstremitetin dhe volumin e Bey. Kjo, ndoshta lidhet me faktin, që çdo gjë që bën Beyonce, funksionon më së miri. Flokë ëndrrash, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF